Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti letër OSBE-së: Ndihmoni për emrin

Ahmeti letër OSBE-së: Ndihmoni për emrin

17 nëntor-Në letrën e tij, Kryetari Ahmeti çmon kontributin e organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë për paqën dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, por njëkohësisht e fton edhe që të jep kontribut të çmuar në sjelljen e çështjes urgjente të emrit në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, nxitjen e palëve të ulën dhe të dialogojnë në nivel të lartë si dhe arritjen e kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Në vazdimësi të letrave që iu dërgoi miqve të vet ndërkombëtar, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka shkruar sot një letër Ranko Krivokapiç, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Në letrën e tij, Kryetari Ahmeti çmon kontributin e organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë për paqën dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, por njëkohësisht e fton edhe që të jep kontribut të çmuar në sjelljen e çështjes urgjente të emrit në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, nxitjen e palëve të ulën dhe të dialogojnë në nivel të lartë si dhe arritjen e kompromisit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Ahmeti ka faleminderuar edhe Asamblenë parlamentare të OSBE për kontributin e dhënë për Marrëveshjen e Ohrit dhe procesin e paqes në Maqedoni, 12 vite pas firmosjes së saj dhe ndalimit të konfliktit të vitit 2001

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *