Home / Lajme / Maqedoni / Aksident tragjik në Mavrovë (VIDEO)

Aksident tragjik në Mavrovë (VIDEO)

Mavrovë, 13 nëntor – Aksident me pasoja vdekjeprurëse ka ndodhur pasditen sotme në afëërsi të Mavrovës.

Sipas informatave të para aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme ndërsa rasti është denoncuar nga qytetarër në stacionin policor në Mavrovë.

Sipas informatave të policisë automjeti transportues Mercedes me targa të Gostivarit I cili ka transportuar rërë, për arsye të panjohura është rokollisur dhe nga ky aksident e gjithë sasia e rërës ka rënë mbi N.J 1955 nga Gostivari I cili më vonë është tërhequr nga rëra por pa shenja jete. Mjetin transportues e ka drejtuar R.J 1958, I cili ka marrë lëndime të lehta Sipas informatave të deritanishme në fillim I ndjeri N.J ka hapur njërën nga mbajtëset anësore të kamionit transportues për të shkarkuar rërën, dhe nga nagrkesa I njejti është rrrokullisur dhe ka rënë mbi viktimë. Në vendngjarje janë dërguar ekipet policore, zjarrfikësit, dhe ndihma e shpejtë, ndërsa janë duke u kryer hetime dhe të zbardhen detajet rreth këtij aksidenti. Aksident tragjik në Mavrovë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *