Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në çarshin e shkupit për arrestime të ‘Mafis së Hamburgut’

Aksion policor në çarshin e shkupit për arrestime të ‘Mafis së Hamburgut’

Shkup, 21 nëntor – Aksioni policor në Shkup është duke vazhduar, ku janë arrestuar disa persona, kanë konfirmuar nga MPB. Detaje të aksionit policia nuk ka kumtuar, pasi ajo ende zgjat.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për shpartallimin e të ashtuquajturës “Mafia e Hamburgut” e cila është marrë me përgatitjen e çfarëdo lloji dokumenteve: lëtërnjoftime, dokumente udhëtimi, leje vozitje.

Në aksionin, rol kryesor sipas policisë, ka pasur një kompani prej Shkupit. Bashkë me bashkëpunëtorët në Gjermani sipas poloicisë kanë përgatitur dokumente të rrerjshme nga vendet e BE-së, më shpesh të Bullgarisë, Greqisë e Italisë.

Disa nga të arrestuarit janë nga Shkupi, disa nga Hamburgu. Të dyshuarit sipas informacioneve kanë bashkëpunuar me persona nga Gjermania.

Ndërkohë, aksioni i MPB-së është bërë paralel edhe me kolegët gjerman, të cilët në Hamburg kanë arrestuar disa të dyshuar për bashkëpunim me persona të këtushëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *