Home / Lajme / Maqedoni / Aksioni policor ‘Mbeturina’ në disa qytete nëpër Maqedoni

Aksioni policor ‘Mbeturina’ në disa qytete nëpër Maqedoni

27 nëntor-Sipas informatave fillestare të MPB-së, të dyshuarit ngarkohen se e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi një milion euro.
MPB-ja paralajmëroi më shumë hollësi për aksionin gjatë ditës.

Nga orët e para të mëngjesit janë arrestuar pronarë të kompanive private për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Njësite policore të Maqedonisë sot po vazhdojnë arrestime masive të pronarëve të disa kompanive, të përfshirë në evazion fiskal, fshehje tatimesh, pastrim parash përmes faturave fiktive.

Operacioni i koduar “Mbeturina” po zhvillohet nga njësitet speciale në disa qytete të vendit dhe se janë prangosur një grup pronarësh të kompanive private, të dyshuar për këto veprime të paligjshme.

Jozyrtarisht mësohet nga MPB-ja se të dyshuarit akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për mbi 1 milionë euro. MPB bëri të ditur se së shpejti do të jap hollësi për arrestimet dhe operacionin që po vijon akoma.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *