Home / Lajme / Maqedoni / Albafone edhe në Tetovë (VIDEO)

Albafone edhe në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 27 nëntor – “Duke filluar që sot mund ta transferoni numrin që keni në Albafone. Vizitoni njërin nga dyqanet e Albafone ose partnerëve dhe plotësoni kërkesën për transferim të numrit. Ju do të keni transferim sa më të lehtë dhe do të merrni kartelë të re. Ndërsa, Albafone do t’i bart shpenzimet për kalimin tuaj në Albafone me numrin e vjetër”, theksohet në komunikatën e “Albafone”.

Albafone sot ka hapur dyqan të ri në qendër të Tetovës për të qenë më pranë konsumatorëve. Dyqani është hapur në ora 10 dhe janë ndarë falas 500 numra.

“Të gjithë të interesuarit për numra falas mund të presin para dyqanit i cili gjendet në qendër të qytetit, rr. Marshall Tito, nr.23, në afërsi të restorantit Tivoli. Do të jetë një ditë e veçantë që në prag të festës më të madhe kombëtare, të gjithë qytetarët e Tetovës do të përfitojnë nga ofertat më të fundit të operatorit të vetëm shqiptar në vend. Po ashtu, për të shënuar denjësisht festën e flamurit kombëtar, Albafone që sot mundëson çmimin më të lirë në treg me Shqipërinë dhe Kosovën: vetëm 28 den./min”, thekson “Albafone”, duke paralajmëruar se kjo dhe oferta të tjera do të lansohen shpejt në treg.

“Duke filluar që sot mund ta transferoni numrin që keni në Albafone. Vizitoni njërin nga dyqanet e Albafone ose partnerëve dhe plotësoni kërkesën për transferim të numrit. Ju do të keni transferim sa më të lehtë dhe do të merrni kartelë të re. Ndërsa, Albafone do t’i bart shpenzimet për kalimin tuaj në Albafone me numrin e vjetër”, theksohet në komunikatën e “Albafone”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *