Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën

Pata përkrahje të fortë nga zoti Rama dhe inkurajim për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Ohërit si dokument shumë i rëndësishëm edhe për shqiptarët e Maqedonisë por edhe për qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht kujt komuniteti i takojnë ata”, tha Ahmeti pas këtij takimi.Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur i kënaqur nga kjo vizitë dhe pritja që i është bërë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama sot ka realizuar takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në selinë e BDI-së në Tetovë. Pas takimit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur se ka njoftuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për zhvillimet politike në vend. “Njoftova zotin kryeministër me zhvillimet politike në Maqedoni, dhe njëherit i bëra shpjegimet e duhura në drejtim të materializmit të Marrëveshje së Ohërit dhe çështjeve të hapura që kanë mbetur por që burrojnë nga marrëveshja e Ohërit siç janë gjuha shqipe që akoma kemi dallime për materializim të përgjithshëm nga ajo që burron nga Marrëveshja e Ohërit dhe trajtimit që i bëhet gjuhës shqipe dhe njëherit përfshirjes së amandamentit 5 të marrëveshjes së Ohërit në kushtetutën e Maqedonisë. Pata përkrahje të fortë nga zoti Rama dhe inkurajim për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Ohërit si dokument shumë i rëndësishëm edhe për shqiptarët e Maqedonisë por edhe për qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht kujt komuniteti i takojnë ata”, tha Ahmeti pas këtij takimi.Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur i kënaqur nga kjo vizitë dhe pritja që i është bërë.“Jam i kënaqur në përfundim të kësaj vizite, pasi kam mundur me vëmendje të dëgjoj qoftë opozitën e shqiptarëve këtu, qoftë edhe opinionet e partisë që i përfaqëson në qeveri. Jemi në mëndje gjithë së bashku, pavarësisht qasjeve natyrshëm të dallueshme mes opozitës dhe pjesës që sot përfaqëson shqiptarët në qeveri, për domosdoshmërinë e një avancimi më të shpejtë dhe më cilësor në jetësimin e plotë të marrëveshjes së Ohërit. Gjithashtu padyshim, jemi në një mendje edhe për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve, të çuarjes përpara të marrëveshjeve që janë paraparë në të kaluarën, në fushën e bashkëpunimit ekonomik, në ato aspekte që përmendi zoti Ahmeti, dhe padyshim edhe për të përftituar pa humbur kohë nga një kontesti i ri në rajon, kontesti i në paqeje tërthore sepse tani me marrëveshjen historike mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Sërbisë, sot rajoni është një rajon paqe dhe hapësira e bashkëpunimit të mundëshëm është jashtëzakonisht më e gjërë me shanse të mëdha për një zhvillim ekonomik rajonal por edhe një sfidë mjaft e madhe për ti dhënë krah këtij bashkëpunimi”, tha Edi Rama pas takimit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *