Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i Shqipërisë në vend, Arben Çejku vizitoi Albafone (VIDEO)

Ambasadori i Shqipërisë në vend, Arben Çejku vizitoi Albafone (VIDEO)

Shkup, 14 nëntor – Albafone përgatiti surprizë një numër i cili mban vitin e pavarësisë dhe ditën e flamurit tonë kombëtar, festës sonë më të madhe kombëtare – 1912. Ky numër do t’i shërbejë Ambasadës së Shqipërisë. “Tashmë u plotësua trekëndëshi, tani konsumojmë produkte shqiptare, bëjmë biznes shqip dhe flasim lirshëm shqip”, tha Çejku.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku vizitoi sot zyrat qendrore të Albafone, ku u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë, Ardian Hoxha.

Ambasadori i Shqipërisë përgëzoi kompaninë më të re shqiptare në vend për rrugën e nisur duke qenë i bindur se kjo kompani jo vetëm që do ecë përpara, por do jetë edhe shembull i biznesit shqiptar.

Ambasadori Çejku u shpreh se është i kënaqur që bizneset shqiptare po shtohen në Maqedoni dhe theksoi se do t’i lë amanet pasardhësit të tij t’i promovoјë dhe t’i përkrahë bizneset shqiptare në vend.

Në anën tjetër, Hoxha informoi ambasadorin për rrjedhën e planifikimeve të kompanisë dhe u shpreh se Albafone do të jenë partner i besueshëm i qytetarëve shqiptarë në vend.

Albafone përgatiti surprizë një numër i cili mban vitin e pavarësisë dhe ditën e flamurit tonë kombëtar, festës sonë më të madhe kombëtare – 1912. Ky numër do t’i shërbejë Ambasadës së Shqipërisë.

“Tashmë u plotësua trekëndëshi, tani konsumojmë produkte shqiptare, bëjmë biznes shqip dhe flasim lirshëm shqip”, tha Çejku.

Në shenjë miqësie, ambasadori shqiptar në Mqedoni i dhuroi drejtorit ekzekutiv të Albafone librin e tij, i cili akoma nuk është promovuar, “Dymbëdhjetë”.

Kjo është dita e fundit që ai shërben si ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *