Home / Sport / Ardit Shaqirit i skadon pezullimi 6 mujor

Ardit Shaqirit i skadon pezullimi 6 mujor

“Më vjen keq që nuk isha pranë ekipit të Shkëndijës për të ndihmuar në këtë periudhë. Tash shpresoj që të gjej gjuhë të përbashkët me drejtuesit, nëse ka vend për të vazhduar në Shkëndijë dhe të arrij që me këtë ekip të kthehemi aty ku e ka vendin, në pozitat më të larta në renditje”, sqaron Shaqiri.

Futbollisti strugan Ardit Shaqiri prej të mërkurën (27.11.2013) do të ketë të drejtë loje, pasi që i skadon pezullimi gjashtëmujor. Shaqiri u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit, e fituar nga këto të fundit me penalti. I pakënaqur me disa vendime të arbitrave, Shaqiri kishte reagim emocional, por larg asaj për tu pezulluar me 12-të muaj. Më vonë strugani u ankua dhe Komisioni i Shkallës së dytë i uli pezullimin në gjashtë muaj. Prej zhvillimit të finales deri të mërkurën kompletohet ky pezullim dhe më në fund mesfushori do të jetë i lirë për të kërkuar të rrikthehet në terenin e gjelbërt. “Kanë qenë gjashtë muaj të vështirë për mua dhe më vjen mirë që më në fund përfundon ky maltretim. Për mua ka qenë një ndëshkim shumë i ashpër, por mirë që kaloi me kaq”, shprehet Ardit Shaqiri, i cili ende ka dokumentacionin te skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Ai shton se do të dëshironte të vazhdojë te kjo skuadër, për të arritur objektivat që i mbetën në gjysëm. “Më vjen keq që nuk isha pranë ekipit të Shkëndijës për të ndihmuar në këtë periudhë. Tash shpresoj që të gjej gjuhë të përbashkët me drejtuesit, nëse ka vend për të vazhduar në Shkëndijë dhe të arrij që me këtë ekip të kthehemi aty ku e ka vendin, në pozitat më të larta në renditje”, sqaron Shaqiri, i cili shton se në të kundërtën do të detyrohet të kërkojë zgjedhje tjetër. ”Nëse nuk arrij të merem vesh me drejtuesit e Shkëndijës, atëherë do detyrohem të zgjedh për alternativë. Jam në kontakte me klube tjera nga Maqedonia, si dhe kam oferta nga jashtë, konkretisht nga Austria (Liga e Dytë) dhe Gjermania (Liga e Tretë). Por të presim njëherë si do rrjedhin gjërat. Më e rëndësishme mbetet që më kaloi pezullimi”, përfundon strugani. Ardit Shaqiri gjatë periudhës që ka qenë i pëzulluar nuk ka ndenjur duar kryq. Ai rregullisht është stërvitur me ekipin e Karaormanit të Strugës dhe është i gatshëm për të luajtur.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *