Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen tetë biznesmenë për keqpërdorime financiare prej 3, 2 milionë euro

Arrestohen tetë biznesmenë për keqpërdorime financiare prej 3, 2 milionë euro

05 Nëntor – Ministria e Brendshme e Maqedonisë arrestoi tetë biznesmenë në disa qytete të vendit me dyshimin për vepër kriminale financiare prej 3, 2 milionë euro.

Siç bëhet e ditur policia financiare ka konstatuar se biznesmenët nga Strumica, Manastiri dhe Prilepi kanë kryer bashkëveprim kriminal financiar, fshehje të tatimeve, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të librave zyrtar. Në këtë grup është i dyshuar edhe një shtetas serb që gjendet në arrati.

Sipas burimeve të policisë financiare, ky grup ka funksionuar në mënyrë ilegale me kompanitë e tyre gjatë periudhës së viteve 2010, 2011 dhe 2012. Si udhëheqës i grupit është biznesmeni me inicialet R.M nga Manastiri, pronar i kompanisë “Rimokos Trade”. Ai dyshohet se ka kryer vepra kriminale, duke plotësuar fatura me përmbajtje të rrjeshme, për të kryer transaksione ilegale. Në këtë biznes jolegal ishin përfshirë edhe tetë personat e tjerë që kanë kompanitë e tyre në Manastir, Strumicë, Kërçovë, etj. Gjatë ditës ata do të dorëzohen pranë gjykatësit hetues, ku pritet shqiptimi i masës së paraburgimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *