Home / Lajme / Rajon / Arvizu përmend përkrahjen që i ka dhënë SHBA-të Shqipërisë

Arvizu përmend përkrahjen që i ka dhënë SHBA-të Shqipërisë

23 nëntor-Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se mungesa e informacionit i dha shkas shumë spekulimeev në lidhje me armët kimike, informacion i cili sipas ambasadorit, ishte shumë i pasaktë në shumicën e rasteve dhe ishte një faktor kontribuues që ndikoi në refuzimin e armëve kimike të Sirisë.

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se mungesa e informacionit i dha shkas shumë spekulimeev në lidhje me armët kimike, informacion i cili sipas ambasadorit, ishte shumë i pasaktë në shumicën e rasteve dhe ishte një faktor kontribuues që ndikoi në refuzimin e armëve kimike të Sirisë.

Ambasadori amerikan i ka dërguar një mesazh të fortë klasës politike shqiptare kur thotë: “Mos harroni se kush ka qenë krah jush 100 vitet e fundit”.

Këto deklarata, ambasadori Arvizu i ka dhënën në një intervistë për të përjavshmen “JAVA”, ku foli edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

“Shqipëria po ndryshon, ajo do të hyjë në Evropë e do të ketë tensione sporadike edhe me SHBA-në. Duhet të mësohemi me këtë realitet të ri”, -deklaron Arvizu.

Ambasadori i SHBA-ve nuk ka lënë pa analizuar edhe javët e tij të fundit të qëndrimit në Shqipëri, ku iu desh të drejtonte negociatat me qeverinë shqiptare për çështjen e lëndëve kimike të Sirisë, të cilën e cilëson si fat, si një lojë me letra ku të bien në duar disa letra të caktuar dhe duhet të luash sa më mirë me to.

“Në javët e fundit të qëndrimit, kisha shpresuar një lamtumirë të qetë dhe një largim të hijshëm. Por, ja që doli kjo çështja. Ishte përparësia numër një për qeverinë e SHBA. U angazhuam me kryeministrin dhe qeverinë e tij. Ata shprehën vullnetin për t’u përpjekur të ndihmonin dhe u bë diçka shumë konsumuese. Ka qenë një periudhë shumë intensive. Ndoshta është thjesht fat, siç thashë, ndonjëherë është si lojë me letra, të bien në dorë disa letra të caktuara dhe duhet të luash me to sa më mirë të mundesh”, -thotë Arvizu.

Arvizu, gjatë intervistës pyetet edhe për reagimin e deputetit Sali Berisha të nesërmen e deklarimeve në Top Story.

“Mendoj se konteksti ka qenë ai i fjalëve të mia në Top Story javën e kaluar, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me rolin e PD-së dhe shkallën e ndërveprimit tonë. Mendoj që teksti i zbardhur e bën shumë të qartë se cila ishte përgjigja ime; që, kisha folur me zotin Basha në telefon. Ishte një bisedë e shkurtër dhe përgjigjja e menjëhershme nga PD ishte pozitive.

Më pas, disa ditë më vonë, mendoj të enjten, pamë disa veprime që mendova se ishin paksa provokuese dhe të padobishme. Kështu, në mendjen tonë u krijua pak çoroditje sepse dukeshin në kundërshtim. Për sa i përket komenteve të zotit Berisha, mendoj që disa njerëz do të thonin që Vali Bizhga në fakt, krahasueshmërisht, ka më shumë ndikim në Partinë Socialiste. Por, çështja është që është me rëndësi për SHBA dhe SHBA i kushton shumë rëndësi pasjes së marrëdhënieve të forta institucionale me Partinë Demokratike”,-deklaroi ambasadori amerikan.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *