Home / Lajme / Maqedoni / Ashpërsohen masat ndëshkuese për format më të vështira të krimit me Kodin e ri penal

Ashpërsohen masat ndëshkuese për format më të vështira të krimit me Kodin e ri penal

1 n♪7ntor-“Bashkë me opinionin e ekspertëve të qasemi drejt këtyre ndryshimeve mjaft të mëdha në Kodin penal. Propozimet dhe idetë të cilat do të ndahen në debatin e sotëm publik do të analizohen dhe do të përcaktohet nëse ka nevojë të jenë pjesë e ligjit të ri”, deklaroi Bexheti

Ngritja e maksimumit të përgjithshëm i dënimit me burg, ndalesa për vizitën e ngjarjeve sportive, si dënim i vogël për sjellje të dhunshme në ndeshjet sportive dhe vendosja e masës së veçantë – trajtimi mjekësor (kastritja kimike) për dhunën gjinore mbi fëmijët, masë që paraqitet me legjislaturën bashkëkohore ndëshkuese si sanksion i veçantë, pasi që në këtë rast e ka formën e krimit patologjik.

Këto janë tri veprat nga ndryshimet në sanksionet juridike ndëshkuese në kuadër të 77 neneve në të cilat është intervenuar për ndryshime dhe plotësime në Kodin penal.

Ndaj autorëve të veprave më të lehta, parashihet me ndryshimet, do të zbatohen edhe masa alternative, siç janë punët e përgjithshme, arresti shtëpiak, anulimi i kushtëzuar i procedurës, gjykimi i kushtëzuar, vërejtja gjyqësore…

Sipas ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti, i cili konfirmoi se nga 1 dhjetori fillon zbatimi i Kodit të ri penal, ideja është në mënyrë transparente të bëhen ndryshimet e nevojshme.

“Bashkë me opinionin e ekspertëve të qasemi drejt këtyre ndryshimeve mjaft të mëdha në Kodin penal. Propozimet dhe idetë të cilat do të ndahen në debatin e sotëm publik do të analizohen dhe do të përcaktohet nëse ka nevojë të jenë pjesë e ligjit të ri”, deklaroi Bexheti, pas debatit të sotëm publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë.

Për shkak të mënjanimit të dobësive të locuara deri më tani, nënvizoi, u imponua nevoja e rregullimit të veprave të reja penale ridefinimin e atyre ekzistuese dhe përforcimin e politikës ndëshkuese. Qëllimi i këtij propozimi, potencoi ministri Bexheti, është që të normatizohen disa situata të caktuara të cilat deri më tani paraqisnin zbraztirë juridike dhe në praktikë ishin mundësi për keqpërdorime të caktuara.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon rritjen e dënimeve me burg për veprën penale sulm gjinor mbi fëmijët dhe vendosjen e trajtimit mjekësor.

“Analiza tregon se dënimi mesatar me burg që është shqiptuar për 139 autorë për vepra të këtilla penale është 6 vjet, ndërsa dënimi më i shqiptuar me burg, në 35 raste gjegjësisht në 25,5 për qind është 4 vjet burg”, sqaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Akademiku Vllado Kambovski, si kryetar i grupit punues i cili punon në ndryshimet e ligjit njoftoi se dënimi me burg prej 15 ngritet në 20 vjet për sulm gjinor mbi fëmijët, ndërsa për vepra për të cilat është paraparë edhe dënim me burg të përjetshëm mund të shqiptohet burg afatgjatë prej 40 vjet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *