Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë gjurmë për vrasjen e biznesmenit gostivaras

Asnjë gjurmë për vrasjen e biznesmenit gostivaras

12 nëntor-Ai ishte parkuar në një vend të caktuar paraprakisht dhe se aty ishte pritur nga dy persona, të cilët kishin urdhëruar që ta shoqëronin, ndërsa një i afërm i tij si shoqërues është lutur që të mbetet në makinë, për shkak të sigurisë së makinës.

Asnjë gjurmë lidhur me vrasjen e biznesmenit 46 vjeçar nga Gostivar, Zeqir Zeqiri, i cili u vra të shtunën në lagjen Butel të Shkupit. Familjarët janë në zi dhe të shokuar nga vrasja e babait dhe vëllait të tyre.
Ata kërkojnë që organet e rendit të zbardhin menjëherë vrasjen, derisa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka theksuar se akoma po punojnë në zbardhjen e rastit dhe se nuk jepen detaje se a ka të dyshuar për vrasjen dhe motivet e saj.

Zeqiri ishte biznesmen i njohur gostivaras dhe pronar i një dyqani për shitjen e perdeve, duke pasur treg të gjërë në tërë vendin. Të afërmit e tij kanë treguar se një ditë para vrasjes në dyqanin e tij kishin ardhur disa të interesuar nga Shkupi për të bërë tregti dhe blerjen e perdeve.

Luan Zenku, familjar i afërt ka theksuar se personat që kishin ardhur ishin prezantuar se ishin nga Shkupi dhe kishin lutur Zeqirin që të shkojë në Shkup për të përgaditur perde për një restorant në lagjen Butel të Shkupit.

Ai ishte parkuar në një vend të caktuar paraprakisht dhe se aty ishte pritur nga dy persona, të cilët kishin urdhëruar që ta shoqëronin, ndërsa një i afërm i tij si shoqërues është lutur që të mbetet në makinë, për shkak të sigurisë së makinës.

Familjarët më tej kanë rrëfyer se Zeqiri ka shkuar me dy personat e panjohur dhe pas një ore ai ka shtuar dyshimet tek shoqëruesi i afërm, i cili e ka marrë në telefon, por nuk hapej telefoni.

Shoqëruesi i viktimës menjëherë ka lajmëruar organet policore, të cilët më pas e kanë thirrur për të identifikuar viktimën që ishte vrarë në Butel. Menjëherë është konstatuar se bëhet fjalë për Zeqir Zeqirin.

Por katër ditë pas kësaj vrasje, nuk jepen detaje për motivet e saj dhe për persona të dyshuar. Bashkëqytetarët e tij kanë theksuar se Zeqiri ishte një familjar i mirë, biznesmenë i suksesshëm që askujt nuk i kishte borxhe apo i kishte shkaktuar dëme. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *