Home / Sport / Barça, katër gola për tre pikë

Barça, katër gola për tre pikë

Barça ka triumfuar në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas ndaj ekipit të Granadës me rezultat prej 4:0.

Barcelona ka vazhduar të shënoi fitore para shikuesve të vetë edhe pa ndihmën e super yllit të skuadrës, Lionel Messi.

Barça ka triumfuar në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas ndaj ekipit të Granadës me rezultat prej 4:0.

Gëzimin e parë tifozëve të ekipit katalonas ia solli mesfushori spanjoll, Andres Iniesta në minutën e 20-të nga pika e bardhë. Edhe golin e dytë kampioni spanjoll e arriti nga penaltia, të cilën e konkretizoi mesfushori tjetër spanjoll, Cesc Fabregas, pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Golin e tretë për skuadrën e trajnerit Gerardo Martino e realizoi sulmuesi kilian, Alexis Sanchez në minutën e 71-të, ndërsa kur pritet të përfundonte ndeshja, Pedro shënoi edhe golin e katërt të kësaj sfide , me ç’rast edhe vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë të 4:0 për Barcelonën.

Vlen të theksohet se skuadra mysafire ka luajtur në fushë pa një lojtar për rreth 25 minuta, pasi që nga ndeshja me karton të kuq u largua Iturra.

Pas kësaj, Barcelona vazhdon të kryesoj në renditjen tabelore të ligës elitare spanjolle me 40 pikë, ndërsa Granada pozicionohet në vendin e dhjetë me 17 pikë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *