Home / Sport / Bayern i fortë për Dortmundin

Bayern i fortë për Dortmundin

Bavarezët kanë mposhtur si mysafirë rivalët e përbetuar të Dortmund me rezultat prej 3:0, në saje të ish yllit të Dortmundit, Mario Gotze, Arjen Robben dhe Thomas Muller.

Bayern Munich ka shënuar fitore në derbin e javës së 13-të në Bundesligan gjermane.

Bavarezët kanë mposhtur si mysafirë rivalët e përbetuar të Dortmund me rezultat prej 3:0, në saje të ish yllit të Dortmundit, Mario Gotze, Arjen Robben dhe Thomas Muller.

Megjithëse te dyja ekipet në pjesën e parë e kërkuan golin e epërsisë, rrjetat e skuadrave respektive heshtën.

Në pjesën e dytë në saje të një loje të bukur të besuarit e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola arritën të kalonin në epërsi në saje të ish-mesfushorit të Dortmund, Mario Gotze. Ky i fundit realizoi golin e parë në këtë super sfidë në minutën e 67-të, pas një pasimi të marr nga ana e mesfushorit gjerman, Thomas Muller.

Kur pritej të barazonte rezultatin Dortmund pësoi edh dy gola brenda dy minutave. Fillimisht golin e dytë e shënoi sulmuesi holandez, Arjen Robben, pesë minuta para përfundimit të derbit më të madh gjerman, ndërsa vetëm pas dy minutave rezultatin final prej 3:0 e vulosi Thomas Muller.

Pas kësaj fitoreje, Bayern mbetet lider i ligës elitare gjermane me 35 pikë, ndërsa Dortmund zbret në vendin e tretë me 28 pikë.

Borusia Dortmund: Vajdenfeler, Groskrojc, Durm, Fridrih, Papastatopulos, Bender (Pišček 79’), Blascikovski (Obamejang 71’), Reus, Mhitarian (Hofman 71’), Levandowski.

Bayern: Neuer, Rafinja (Van Buten 79’), Alaba, Boateng (Alkantara 64’), Dante, Lham, Miler, Roben, Martines, Kros, Mandžukić (Gotze 56’).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *