Home / Sport / Bayern Munichu fiton CSKA Moska me rezultat 3-1

Bayern Munichu fiton CSKA Moska me rezultat 3-1

Bayern Munichu ka vazhduar me rekordin e qindpërqindtë të fitoreve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. CSKA Moska ishte viktimë e bavarezëve, pasi pësoi në Arena Khimki me rezultat 3-1.

Arjen Robben e hapi takimin në gjysmën e parë me një gol të bukur, pas asistimit të Thomas Muller (17’). Ky ishte goli i vetëm në këtë pjesë.

Vendasit e filluan duke sulmuar fraksionin e dytë, mirëpo Mario Gotze shfaqi mjeshtëri për ta shënuar golin e dytë të mysafirëve (56’).

Në vazhdim, Dante e preku topin me dorë dhe Bayerni u ndëshkua me penalti, të cilën e konvertoi në gol Keisuke Honda (61’).

Edhe në anën tjetër u akordua penalti pas ndërhyrjes në Robben, ndërsa Thomas Muller e ekzekutoi me saktësi (65’).

Bayern Munichu numëron rekord prej 15 pikësh nga pesë fitore në po aq xhiro dhe është kualifikuar nga pozita e parë në Grupin D. CSKA Moska do të luajë në Europa League.

Me këtë fitore klubi gjerman ka regjistruar fitoren e dhjetë radhazi në garën më të madhe evropiane për klube dhe në këtë mënyrë mban rekordin me një fitore më shumë se Barcelona.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *