Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat dhe dizeli lirohen për dy denarë për një litër

Benzinat dhe dizeli lirohen për dy denarë për një litër

4 nëntor-
Me vendimin e KRRE-së për 1,078 denarë për një kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani shitet për 39,457 denarë për një kilogram.

Çmimet e benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë do të zvogëlohen për dy denarë për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me këtë vendim kryhet zvogëlim i çmimeve të rafinerive dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për 3,39, gjegjësisht për 2,66 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 76,50 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78 denarë, ndërsa EURODIZELI (D-E-V) për 68,50 denarë për një litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EP-1) zvogëlohet për 1,50 denarë për një litër dhe tani kushton 57,50 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,078 denarë për një kilogram zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani shitet për 39,457 denarë për një kilogram.

Si arsye për zvogëlimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja i theksojnë, për 2,3 për qind çmim më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 1,09 kurs më të lartë të denarit në raport me dollarin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *