Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Maqedonia punon seriozisht për reformat, por duhet të gjendet zgjidhje për emrin

Besimi: Maqedonia punon seriozisht për reformat, por duhet të gjendet zgjidhje për emrin

17 nëntor-Në raport, shtoi ai ka paragraf të veçantë, fjali, në të cilën KE-ja krahas rekomandimit, tregon se është e gatshme të përgatisë kornizë për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me BE-në, përkatësisht të hapen kapitujt 23 dhe 24 të cilat janë kyçe në raport me reformat, ndërsa gjithashtu edhe korrnizë e cila do të sigurojë në fazën më të hershme të negociatave të arrihet zgjidhja.

Në intervistën për radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, thotë se është krijuar ambient ku, me kusht është thënë, se kriteret politike sërish janë vendosur në tryezë nga ana e vendeve anëtare të caktuara të BE-së në raport me atë nëse në Maqedoni institucionet kanë kapacitet adekuat demokratik sipas kritereve të Kopenhagës.

Sipas tij, Qeveria seriozisht punon në të gjitha reformat dhe Maqedonia pikërisht për shkak të kësaj sërish ka rekomandim për fillimin e negociatave, por duhet të gjejmë edhe zgjidhje për emrin e fqinjit tonë.

“Kjo nuk është çështje e thjeshtë, të ishte e thjeshtë do të ishte zgjidhur në dy dekadat e fundit aq sa zgjat ky kontest, por nuk është i pazgjidhshëm. Ka mundësi të zgjidhet dhe atë në interes të të dy palëve, që për ne do të thotë se Maqedonia edhe më tutje të bëj hapa drejt BE-së. Këtë porosi duhet sa më qartë ta pranojnë vendet-anëtare të BE-së dhe prandaj kjo agjendë diplomatike që e bëjmë nga aspekte të ndryshme me të gjitha vendet-anëtare të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Besimi.

Në raport, shtoi ai ka paragraf të veçantë, fjali, në të cilën KE-ja krahas rekomandimit, tregon se është e gatshme të përgatisë kornizë për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë me BE-në, përkatësisht të hapen kapitujt 23 dhe 24 të cilat janë kyçe në raport me reformat, ndërsa gjithashtu edhe korrnizë e cila do të sigurojë në fazën më të hershme të negociatave të arrihet zgjidhja.

“Do të thotë, ka reflektim dhe dëshirë të kyçen, por kjo nuk është garanci se në dhjetor vendet-anëtare ta pranojnë atë, ne të fillojmë negociata pa zgjidhjen e emrit, por është sinjal i fuqishëm se BE-ja është e interesuar për Maqedoninë të tregojë përparim në këtë proces”, deklaroi zëvendëskryeministri Besimi në intervistë për radion Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *