Home / Lajme / Maqedoni / Besimi-Pak: Vlerat e BE-së sjellin Evropën në Maqedoni

Besimi-Pak: Vlerat e BE-së sjellin Evropën në Maqedoni

1 nëntor-“Temat për të cilat u bisedua ishin reformat në Republikën e Maqedonisë, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike, për të cilat Pak theksoi se promovimi i vlerave evropiane do ta sjellin Evropën në Maqedoni”, qëndron në kumtesë.

– Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot realizoi takim pune me deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pak, e cila qëndron në Republikën e Maqedonisë në ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer.

Siç kumtoi SÇE, në takim u bisedua për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për përmbyllje sa më të shpejtë të reformave dhe integrimit të vendit drejt strukturave Euroatlantike, për çka ishte konfirmuar mbështjetja e Republikës së Gjermanisë por edhe mbështetja e Fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoninë.

“Temat për të cilat u bisedua ishin reformat në Republikën e Maqedonisë, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe marrëdhëniet e mira ndëretnike, për të cilat Pak theksoi se promovimi i vlerave evropiane do ta sjellin Evropën në Maqedoni”, qëndron në kumtesë.

Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë, rekomandimin e KE-së për nisjen e bisedimeve e pranoi si shenjë se Maqedonia qëndron në agjendën për zgjerim të Bashkimit Evropian, dhe informoi se tash paraprinë përpjekjet për plotësimin e rekomandimeve të cilat dalin nga Raporti i KE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *