Home / Sport / BEXHETI: ‘LUSIM TIFOZËT PËR DURIM’

BEXHETI: ‘LUSIM TIFOZËT PËR DURIM’

“E dijmë mirë se rezultatet nuk janë në nivel të lartë, mirëpo gjithashtu e dijmë se askush nuk është magjistar, as Gjore Jovanovski. Besoni se për momentin askush në klub nuk mendon për ndërimin e trajnerit”, thotë Bexheti.

Kaluan 15-të xhiro nga kampionati aktual ndërsa Shkëndija, ish-kampionia dhe njëra prej klubeve tona më të mëdha, për momentin mban pozitën e 8-të në renditje me vetëm 20-të pikë të tubuara. Shumë pak për tifozerinë e shumtë ‘kuqezi’, shumë pak për një sponsor të tilë të fuqishëm si që është ‘Ecolog’, i cili këtë verë mori menaxhimin e klubit. Për atë se si vlerëson situatën momentale në skuadër, pas tre muajve punë flet presidenti i KF Shkëndija, Jetmir Bexheti.

“E dijmë mirë se rezultatet nuk janë në nivel të lartë, shihet në tabelë. Mirëpo besoni se nuk ka ndonjë nervozë të veçantë në taborin tonë. Që para tre muajve e dinim se edhe përkundër fuqisë së sponzorit nuk mund që brenda natës të arrihet ndonjë rezultat. Askush nuk është magjistar, pra as Gjore Jovanovski. Besoni se tani për tani askush në klub nuk mendon për ndërimin e trajnerit. Jovanovski është sjellë si trajner me përvojë dhe kualitativ për të punuar te ne në shtegje të gjata. Mirëpo e dij se do të vijë koha kur jo vetëm për punën e tij, por edhe për punën e gjithë neve në Shkëndijë do të duhet të japim llogari para sponzorit. Dua të lus tifozët tanë për durim, le ta dijnë se shumë shpejtë do të vijnë edhe rezultatet. Gjithashtu dua që publikisht t’i falemenderoj për bashkëpunimin e deritashëm dhe para se gjithash për mbështetjen që na japin. Të rralla janë klubet që mund të lavdërohen me tifozë të tillë si që janë ‘Ballistët’ tanë, çdo respekt për ta. E dij se kemi problem kur luajmë si mysafirë. Është më lehtë në Tetovë, ka atmosferë, futbollistët i bart mbështetja nga tribunat dhe luajnë më lehtë. Patjetër të gjejmë mënyrë të luajmë me kualitet më të lartë në ndeshjet jashta Tetovës”, thotë Bexheti.

VETËOFROHEN TAJNERË DHE FUTBOLLISTË

Në opinion me të madhe filluan spekulimet për trajnerët eventual të ri, përmenden emra trajnerësh prej Kosove që kanë qenë në skuadër më herët, ndërsa përmenden edhe emra ish-seleksionuesish.

“Ky fakt flet shumë për ne. Dmth Shkëndija rritet në një brend edhe më të madh, prandaj ndoshta edhe opinioni dhe gjithë ata që janë të kyçur në futboll tregojnë interes për atë se kush qëndron në stafin teknik të skuadrës tonë. Sinqerisht, të paktën unë, si dhe bashkëpuntorët e mi më të afërt në kryesinë e Shkëndijës, asnjëherë deri tani në këta tre muaj nuk kemi kontaktuar me ndonjë trajner tjetër, përveç Gjore Jovanovskit. E dij se përmes menaxherëve, përmes njerëzve të afërt me klubin ofrohen numër i madh i trajnerëve dhe lojtarëve, mirëpo thash, zyrtarisht Shkëndija nuk kërkon trajner të ri. Ne nuk marim vendime me kërkesë të opinionit apo të asaj që mendon ‘çarshia e futbollit’. Pra të vëndojmë pikë rreth kësaj pyetje. Shkëndija ka për qëllim të rritet në klub të njohur dhe të madh jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan, dhe duam që kur të luajmë në Evropë me sukses ta prezantojmë Maqedoninë si shtet dhe të kalojmë nga disa xhiro në kualifikime. Pra për një Shkëndijë të tillë po punojmë të gjithë ne në klub”, potencon njeriu i parë i Shkëndijës.

REVANSHI ME BREGALLNICËN ME VLERË EKSTREME

“Ndeshja e kthimit me Bregallnicën në kuadër të Kupës së Maqedonisë që do të zhvillohet më 20 nëntor ka vlerë të madhe, mos them vlerë ekstreme për ne. Nuk dua të krijoj presion të panevojshëm, mirëpo nga ajo ndeshje dhe kualifikimi jonë eventual në 1/2 e finales së Kupës do të varen shumë gjëra për sezonin aktual të Shkëndijës”, komentoi Bexheti ndeshjen e kthyese të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë me Bregallnicën, e cila më 20 nëntor do të zhvillohet në Tetovë.

MUNGON INFRASTRUKTURË KUALITATIVE

“Në marëveshje me FFM-në dhe pushtetin lokal në Tetovë pres që shumë shpejt të kemi në dispozicion teren kualitativ në të cilin do të mund t’i realizojmë seancat stërvitore. Të tilla janë premtimet dhe bindjet. Është fakt se na mungon infrastrukturë kualitative dhe unë besoj se shumë shpejt edhe këtë problem do ta zgjidhim”, tha numri 1 i Shkëndijës, Jetmir Bexheti.

NË DIMËR DO TË SJELLIM PËRFORCIME KUALITATIVE

Mbetet të shihet se a do të shfrytëzohet fakti që menaxheri i përgjithshëm në klub, Mathias Walter, ka lidhje të shkëlqyeshme me Zvicrën dhe Gjermaninë, dhe përmes tij të angazhohen futbollistë nga ajo pjesë e Evropës.

“Ne në Shkëndijë e dimë mirë se në afatin kalimtar dimëror që pason patjetër të kemi angazhim maksimal për tu sjellë më shumë futbollistë kualitativ. E tani a do të jenë të huaj, apo futbollistë nga tregu ynë, mbetet për tu parë. Kemi plane, mirëpo për momentin nuk mund të flas për diçka konkrete dhe për emra. Mund vetëm të premtoj se do sjellim kualitet. Mirëpo ai kualitet patjetër të adaptohet në klub. Duam harmoni në skuadër, dmth nuk do të sjellim gjithë atë që do na gjendet para syve, por vetëm futbollistë që posedojnë kualitet, mirëpo edhe karakter. Fanella e Shkëndijës është shumë ‘e rëndë’, nuk mund ta mbajsë secili”, përfundoi Bexheti.

Intervistë e realizuar nga e përditshmja ‘Makedonski Sport’

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *