Home / Sport / Borusia e Dortmundit zyrtarizon çmimin e Levandovskit

Borusia e Dortmundit zyrtarizon çmimin e Levandovskit

Sipas mediave spanjolle klubi gjerman e vlerëson 8.5 milionë euro sulmuesin, por ky është vetëm çmimi fillestar.
Duke parë kërkesat e shumta për Levandovskin, vlera e kartonit të tij do të jetë jo më pak se 25 milionë euro.

Barcelona është futur seriozisht në garë për të blerë sulmuesin polak Robert Levandovski dhe Borusia e Dortmundit ka përcaktuar çmimin.
Sipas mediave spanjolle klubi gjerman e vlerëson 8.5 milionë euro sulmuesin, por ky është vetëm çmimi fillestar.
Duke parë kërkesat e shumta për Levandovskin, vlera e kartonit të tij do të jetë jo më pak se 25 milionë euro.
Sulmuesi besohet se do të largohet nga Dortmundi në janar, pasi klubi nuk mund të rrezikojë që lojtari të ikë me parametra zero në fund të sezonit.
Ndërkaq, në pritje të Levandovskit, Barcelona shpreson që javën e ardhshme të rinovojë të paktën një kontratë nga lojtarët që ka aktualisht.
Andres Iniesta është emri që pritet me më shumë interes dhe ylli i mesfushës duket se ka rënë dakord me klubin për gjithçka.
Gjithsesi, rinovim mund të ketë edhe nga mbrojtësit Montoja dhe Bartra.

Çelsi nuk heq dorë nga Pol Pogba.

Çelsi nuk heq dore nga Pol Pogba dhe rrit në 45 milionë euro ofertën. Zhoze Murinjo e do në skuadër me çdo çmim mesushorin francez të Juventusit duke e rritur ofertën deri në 45 milionë euro.
Pogba cilësohet si një talent I vërtetë, ndërsa për këtë arsye kërkohet nga shumë klube të mëdhenj të Europës.
Gjithsesi, në këtë garë I favorizuar është Çelsi.
Shifra prej 45 milionë eurosh vështirë se do të mund të refuzohet nga Juventusi, duke sjellë në mendje edhe deklaratën e presidentit Anjeli, që vetëm pak ditë më parë u shpreh se klubi do ta kishte të vështirë të mbante Pogbanë.
Ndërkaq, një tjetër klub italian konfirmon drejtuesin e saj. Ky është Milani dhe drejtuesi quhet Adriano Galiani.
Galiani ka bërë të ditur se është sqaruar me presidentin Silvio Berluskoni, por nuk ka dashur të zbulojë detaje të bisedës me numrin një të klubit.
Trajneri Alegri gjithashtu besohet se nuk rrezikon të shkarkohet nga detyra.
Milani po kalon momente të vështira në këtë sezon, ndërsa renditet në vendin e 11-të në Serinë A me 12 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *