Home / Sport / Botërori 2022 – as në verë, as në dimër, por në vjeshtë

Botërori 2022 – as në verë, as në dimër, por në vjeshtë

“Kemi filluar konsultimet për ta mbajtur botërorin gjatë kohës së ftohtë. Mirëpo ai mund të mbahet vetëm në muajin nëntor-dhjetor dhe jo gjatë muajit janar-shkurt”, ka deklaruar Blatter.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka konfirmuar se do ta favorizojë idenë që kampionati botëror “Katari 2022” të zhvillohet në muajt nëntor e dhjetor.

“Kemi filluar konsultimet për ta mbajtur botërorin gjatë kohës së ftohtë. Mirëpo ai mund të mbahet vetëm në muajin nëntor-dhjetor dhe jo gjatë muajit janar-shkurt”, ka deklaruar Blatter.

Blatter po ashtu ka thënë se është i gatshëm t’i dëgjojë edhe përgjigjet e Katarit për akuzat rreth abuzimeve të punëtorëve. Katari muajt e fundit po kritikohet për trajtimin e punëtorëve emigrantë, të cilët janë të punësuar për ta ndërtuar infrastrukturën masive që nevojitet për botërorin e vitit 2022.

“Kam dëgjuar shumë gjëra për këto abuzime. Tash më duhet ta dëgjoj edhe versionin e Katarit, sepse për FIFA-n është i papranueshëm një trajtim i tillë i punëtorëve”, është shprehur Blatter.

Ideja e transferimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022” nga vera në dimër, ka zgjuar edhe reagimin e federatave të sporteve dimërore për shkak të “përplasjes” së orareve me Lojërat Olimpike të Dimrit. “Bota e futbollit është ende e ndarë në dysh: ata, të cilët duan botërorin të mbahet në terminin e zakonshëm të verës, dhe kritikët, të cilët insistojnë që këto ndeshje të zhvillohen në dimër për shkak të temperaturave të larta”, ka thënë Blatter. “Tash pasi kemi filluar konsultimet besoj se shumë shpejt do të dalim edhe me një vendim të prerë”.

Blatter e ka parasysh se mbajtja e Botërorit në dimër pothuajse është e pamundur për shkak të ankesave të mëdha. Këtu kanë reaguar edhe federatat botërore të futbollit.

“Ne kemi shumë brenga për këtë punë. Mirëpo, para se të vendosim duhet të konsultohemi me të gjithë partnerët tanë, përfshirë këtu ekipet pjesëmarrëse, ligat, federatat dhe lojtarët”, ka thënë Blatter, i cili ka shtuar se këtu ndikim do të kenë edhe partnerët e marketingut të FIFA-s.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *