Home / Lajme / Maqedoni / Burg prej një deri në dhjetë vjet për keqpërdorimin e të drejtës prindërore

Burg prej një deri në dhjetë vjet për keqpërdorimin e të drejtës prindërore

25 nëntor-Theksoi se nëse Qendra nuk vepron në këtë mënyrë janë paraparë gjoba në vlerë prej 1.000 deri 1.500 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personave të autorizuar zyrtarë, 3.000 deri 5.000 euro për persona juridikë për shkelje ligji dhe 1.500 deri 2.000 euro për personat përgjegjës për shkelje ligji.

Nëse për herë të parë ndodh keqpërdorim apo shpërfillje e të drejtave prindërore, gjegjësisht prindi e detyron dhe e shfrytëzon fëmijën në lypje, Qendra për punë sociale fillimisht do ta paralajmërojë prindin për mangësitë dhe duhet të marrë vendim për mbikëqyrje të vazhdueshme mbi ushtrimin e të drejtës prindërore, ndërsa do të zbatojë punë profesionale këshillëdhënëse me prindërit dhe fëmijën. Por nëse prindërit edhe krahas paralajmërimeve sërish e detyrojnë fëmijën të lypë apo ushtron dhunë ndaj tij, Qendra është e obliguar që përkohësisht t’ua marrë fëmijën, detyrimisht të inciojë procedurë para gjykatës kompetente dhe të ngritë padi penale kundër prindit.
Kjo parashikohet me ndryshimet e Ligjit për familje të miratuara në seancën e fundit të Qeverisë, të cilat sot në konferencën për shtyp i prezantoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. Theksoi se Qendra për punë sociale është e obliguar t’i sigurojë përkujdesje përkatëse fëmijës dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve minorenë.
Theksoi se nëse Qendra nuk vepron në këtë mënyrë janë paraparë gjoba në vlerë prej 1.000 deri 1.500 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje të personave të autorizuar zyrtarë, 3.000 deri 5.000 euro për persona juridikë për shkelje ligji dhe 1.500 deri 2.000 euro për personat përgjegjës për shkelje ligji.
Si keqpërdorim apo shpërfillje e ashpër e detyrave prindërore vlerësohet edhe detyrimi i fëmijës në lypje apo shfrytëzimi i fëmijës për lypjen, nëse prindi ushtron dhunë fizike apo emocionale mbi të, e shfrytëzon seksualisht, i lejon shfrytëzimin e alkoolit, drogës apo substancave psikotrope, e detyron në sjellje të papranueshme shoqërore, e ka braktisur fëmijën dhe më gjatë se tre muaj nuk kujdeset për të dhe në çfarëdo qoftë mënyre të ashpër i shkel të drejtat e tyre.
Theksoi se si Ministri vazhdimisht do të ndërmarrin masa, me të cilat ashpër dhe pa mëdyshje do t’i sanksionojnë tentimet për keqpërdorim ndaj fëmijëve, sepse shteti e ka detyrën ta sigurojë ardhmërinë e tyre.
“Roli i prindërve është i paçmueshëm dhe ai duhet të kryhet në pajtim me ligjin dhe moralin”, shtoi ministri Spasov.KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *