Home / Lajme / Maqedoni / Burg shtëpiak për gazetarin Kezharovski

Burg shtëpiak për gazetarin Kezharovski

8 nëntor-Në këtë proces gjyqësor u dënuan edhe katër persona të tjerë të përfshirë në këtë process gjyqësor. Të dënuarit e tjerë janë avokatë, gjykatës, prokuror dhe biznesmenë ngarkohen edhe me keqpërdorim të pozitës, marrje të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi sot masën e arrestit shtëpiak për gazetarin e dënuar Tomislav Kezharovski.
Vendimi u mor sot nga këshilli penal i gjykatës, pasi që shqyrtoi propozimin e palës mbrojtëse të gazetarit Kezharovski. Masa e burgut shtëpiak do të jetë për 30 ditë, duke nisur nga dita e sotme, theksohet në komunikatën e gjykatës. Pritet që në mbrëmje Kezharovski të lihet i lirë dhe nga burgu i Shutkës të transferohet në shtëpinë e tij. Nga muaji i ardhshëm ai pritet të nis vuajtjen e dënimit prej 4,6 vite burg, në procesin e mbajtur gjyqësor të njohur si “likuidimi”.

Kezharovski u akuzua se në mënyrë të paligjshme ka dhënë informacione mbi dëshmitarin e mbrojtur.

Në këtë proces gjyqësor u dënuan edhe katër persona të tjerë të përfshirë në këtë process gjyqësor. Të dënuarit e tjerë janë avokatë, gjykatës, prokuror dhe biznesmenë ngarkohen edhe me keqpërdorim të pozitës, marrje të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Tomisllav Kezharovski akuzohet se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësor që ka të bëjë me një vrasje të dyfishtë në afërsi të Velesit në vitin 2008. Por dëshmitari për të cilin ka shkruar Kezharovski, më pas ka rezultuar i rrejshëm. Lidhur me arrestimin e tij kanë reaguar Bashkimi Evropian, organizatat e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gazetarëve dhe reagimet e brendshme.(INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *