Home / Sport / Cana synon rinovimin e kontratës me Lazio

Cana synon rinovimin e kontratës me Lazio

Kështu ka thënë vetë futbollisti për “RMC Sport”. Ai ka thënë se karrierën dëshiron ta përfundojë te skuadra e Marellies në Francë.

Mesfushori kosovar, Lorik Cana, shpreson që ta rinovojë kontratën me skuadrën italiane, Lazio. Kështu ka thënë vetë futbollisti për “RMC Sport”. Ai ka thënë se karrierën dëshiron ta përfundojë te skuadra e Marellies në Francë.

“Pas këtij edicioni më mbeten edhe dy vjet kontratë. Unë shpresoj që të rinovoj dhe pastaj të vazhdoj sfidën time të fundit për t’i dhënë fund karrierës. Dua të luaj për Marseillen”, ka thënë Cana. Cana 30-vjeçar me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2016. Ai këtë edicion me fanellën e Lazios në Serie A po luan vazhdimisht. Te Lazio u transferua në korrik të vitit 2011 nga Galatasaray. Më herët ka luajtur edhe për Sunderlandin, Olympique Marseillen e PSG-në. Është kapiten i Kombëtares së Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *