Home / Lajme / Maqedoni / Canoski, përjashton kushëririn që votonte për Selën në Këshill

Canoski, përjashton kushëririn që votonte për Selën në Këshill

16 Nentor… Pas këtij vendimi PAE në këshillin komunal do të mbetet vetëm me një këshilltar

Duket se mbështetja e vazhdueshme që këshilltari i PAE-së Nedim Canoski i ka dhënë me votën e tij shumicës tashmë të zyrtarizuar në Këshillin komunal ndërmjet partnerëve politik PDSH dhe VMRO-DPMNE në rrafshin lokal në Strugë ka krijuar përcarje jo vetëm politike në partinë e Fiat Canoskit.Sipas kryetarit të degës së PAE-së, në Strugë Adem Demishoski në mbledhjen e fundit të kësaj strukture politike është marr vendim që këshilltari Nedim Canoski të përjashtohet nga PAE.Sipas Demishoskit ky vendimj erdhi më shumë si rezultat i qasjes personale të këshilltarit Canoski në punën e Këshillit komunal të Strugës e cila biente ndesh me vendimet dhe orientimin politik të PAE-së.”Po është e vërtet ne si subjekt morën vendim që këshilltari Nedim Canoski të përjashtohet sepse në vazhdimësi me sjelljen e tij në Këshillin komunal nuk ka përfaqësuar PAE, por është bërë bashkë me PDSH dhe VMRO-DPMNE.Ky angazhim i tij i vazhdueshëm në këtë linjë në kundërshtim me orientimin e partisë sonë padyshim që ka krijuar parakushte për marrjen e këtij vendimi”përfundon Demishoski.Pas këtij vendimi PAE në këshillin komunal do të mbetet vetëm me një këshilltar, por kjo përcarje ka edhe një dimension tjetër sepse këshilltari Nedim Canoski është në lidhje të afërta familjare me liderin e PAE-së Fiat Canoski vjen nga e njëjta familje.Ndërkohë, këshilltari Nedim Canoski pranon se ka dëgjuar për një vendim të tillë por thotë se ai akoma nuk ka detaje në mënyrë që të japi një koment për këtë cështje.”Kam dëgjuar për këtë që po thoni ju por akoma nuk ka dicka zyrtare .Në momentin që kjo do të ndodhi unë publikishtë në një nga seancat e radhës do të sqarojë pozicionim tim si dhe aktivitetin e mëtutjeshëm në kuadër të Këshillit komunal të Strugës”përfundon Canoski.Vota e këshilltarit Canoski në disa raste ka rezultuar përcaktuese në punën e Këshillit komunal sepse PDSH dhe VMRO së bashku numërojn 12 këshilltarë dhe për të krijuar shumicën në Këshillin komunal të Strugës ndihmohen si nga vota Canoski ashtu dhe një këshilltar i VMRO-PP .Ndërkohë tashmë në opozitë janë pozicionuar 5 këshilltarët e BDI-së ,4 të LSDM-së ,dy të RDK-së sidhe tashmë 1 i PAE-së.Në zgjedhjet e fundit partia e Fiat Canoskit ishte në koalicion me BDI-në dhe mbështi kandidatin e kësaj partie për kryetar dhe arriti të fitoj vetëm dy këshilltar të cilët ishin pjesë e listës së BDI-së për këshilltar komunal. Partia e Canoskit bazën e sajë elektorale e ka në Strugë kryesisht në fshatrat përreth Llabunishtit dhe propagandon publikishtë kombin torbeshë.Kulminacionin kjo parti e arriti në vitin 2009 ku lideri i saj për disa qindra vota humbi në garën për kryetar të Komunës së Strugës përballë kandidatit të atëhershëm të BDI-së ,Ramiz Merko.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *