Home / Sport / Champions League, Bajerni e Siti kuaifikohen

Champions League, Bajerni e Siti kuaifikohen

Juventusi rrezikon pas barazimit me Realin. Në Danimarkë, FC Kopenhagen fitoi 1-0 ndaj Gallatasarajit me golin e shënuar shpejt nga Braten. Të dyja skuadrat kanë nga 4 pikë, një më shumë sesa Juventus dhe 6 më pak sesa Reali. Në grupin A, Junajtid barazoi 0-0 në fushën e Sociedadit në Spanjë dhe po 0-0 barazoi Shahtar në shtëpi ndaj Leverkusenit. Bavarezët fituan 1-0 në Çeki ndaj Plzenit duke barazuar rekordin e Barcelonës me 9 fitore radhazi në Champions.

Spektakli nuk nxorri fitues.
Juventusi e Reali i Madridit barazuan në Torino, në përballjen mes tyre në Champions League.
Rezultati 2-2, bashkë me fitoren e Kopenhagenit ndaj Gallatasarajit bëjnë që kampionët e Italisë të jenë tani në vendin e fundit në grupin B.
Arturo Vidal kaloi në epërsi Juventusin falë një penalltie të dyshimtë dhënë nga gjyqtari Ueb.
Kileni nuk gaboi.
Rastet ishin të shumtë për vendasit dhe Iker Kasijas u shfaq në formën e tij më të mirë.
Pas pushimit, madrilenët ishin krejt tjetër gjë.
Kristiano Ronaldo u tregua në formë të madhe duke realizuar golin e barazimit.
Më pas, Garet Bejl e kaloi skuadrën mike në epërsi, sërish me ndihmën e Ronaldos.
Juventusi pati krenari të reagonte dhe barazoi falë Fernando Jorentes, një lojtar i ardhur nga Spanja.

Në Danimarkë, FC Kopenhagen fitoi 1-0 ndaj Gallatasarajit me golin e shënuar shpejt nga Braten. Të dyja skuadrat kanë nga 4 pikë, një më shumë sesa Juventus dhe 6 më pak sesa Reali.

Në grupin D, Bajern i Mynihut dhe Mançester Siti siguruan kualifikimin dy ndeshje para përfundimit.
Bavarezët fituan 1-0 në Çeki ndaj Plzenit duke barazuar rekordin e Barcelonës me 9 fitore radhazi në Champions.
Siti fitoi 5-2 në shtëpi ndaj CSKA-së së Moskës, me 2 gola të shënuar nga Kun Aguero dhe 3 nga spanjolli Alvaro Negredo. Dumbia ishte autor i dy golave për rusët.

Në grupin A, Junajtid barazoi 0-0 në fushën e Sociedadit në Spanjë dhe po 0-0 barazoi Shahtar në shtëpi ndaj Leverkusenit. Robin Van Persi humbi një penallti për Junajtid që mbetet në krye të grupit.
Së fundi, në grupin C, Paris SG u ndal në fushën e tij me Anderlehtin. Barazim 1-1 me gola të shënuar nga De Zëv për miqtë dhe Zllatan Ibrahimoviç për vendasit.
Olimpiakos iu afrua kualifikimit duke mundur 1-0 në Greqi Benfikën. Goli i vetëm u shënua nga Manolas.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *