Home / Sport / Cuculi: Fitojmë me ndihmën e tifozëve

Cuculi: Fitojmë me ndihmën e tifozëve

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë, përballë kemi rival kualitativ që për më shumë ka epërsi 2:1 nga ndeshja e parë. Mirëpo ne jemi të bindur për të dhënë maksimumin e mundësive tona. Ky duel na len në lojë për të fituar trofeun e Kupës dhe me ndihmën e publikut besojmë që në fund të jemi ne ata që do të gëzohemi”, deklaroi Cuculi.

Të mërkurën do të zhvillohen përballjet kthyese të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Në qendër të vëmendjes do të jetë përballja në Tetovë, ku Shkëndija do të kërkojë anulojë epërsinë e miqve nga Shtipi, pasi sfida e parë u mbyll me fitore të Bregallnicës me 2-1. Trajneri i Bregallnicën, Dobrinko Ilievski, vlerëson se ekipet njihen mirë mes tyre dhe se motiv shtesë nuk duhet të kenë tek futbollistët, kur është në pyetje kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. “Siç e dini, ne kemi luajtur tre ndeshje me Shkëndijën, dy në kampionat dhe një në Kupë, kështu që njihemi mirë, edhe ata neve edhe ne ata. Ajo që thatë se Shkëndija është favorit për këtë ndeshje, unë nuk do të pajtohesha sepse ne megjithatë kemi përparësi nga ndeshja e parë, nuk është e madhe, por është përparësi, ndoshta përparësia e Shkëndijës është se luan në terren vendas. Mendoj se gjasat janë 50-50 dhe ndeshjen do ta vendos momenti i inspirimit të lojtarëve të cilët do ta kenë ditën e tyre dhe mendoj se do të ketë luftë deri në momentin e fundit. Në bisedën me lojtarët në trening, nga disponimi i tyre shihet se anë të motivuar i vet fakti se me rezultat të mirë mund të hyn në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, mendoj se është inspirim dhe motivim i mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për diçka më shumë që ata të motivohen dhe të inspirohen. Mendoj se do ta japin maksimumin dhe se do të bëjnë çmos që është në domenin e tyre të hynë në gjysmëfinale,” tha mes tjerash Dobrinko Ilievski, trajneri i Bregallnica. Shkëndija do të jetë e dobësuar me mungesën e Nderim Nexhipi, Goran Maznovit, Jasir Selmanit dhe Burhan Aliut. Kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi beson se me angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve mund të arrihet deri te rezultati pozitiv. “Pas atij rezultati 2-1 në Shtip, kthehet presioni këtu në Tetove. Duhet ta rrëmbejmë rezultatin. Mendojë se në përgjithësi ndeshja do të jetë mjaft e vështirë duke pasur parasysh se duhet të jemi ne ata të cilët që duhet të vrapojmë që ta thyejmë rezultatin. Në një farë mënyrë mendojë se është në favorin tonë të kemi shënuar në terrenin mysafirë dhe në përgjithësi duke marrë parasysh edhe atmosferën që mbizotëron në klub mendojë se do t’ia arrijmë që të dalim me rezultat pozitiv dhe ajo do të ishte kualifikimi i mëtutjeshëm në Kupën e Maqedonisë. Ekipi duket mirë edhe pse kemi disa lëndime, mirëpo pa marrë parasysh lëndimeve, neve duhet ngrihemi mbi mundësitë tona dhe të bëjmë çmos që ta kalojmë ndeshjen”, tha mes tjerash Nebi Mustafi, kapiten i Shkëndijës. Në linjë të njëjtë është edhe Ardian Cuculi, i cili poashtu thekson se do të jetë një sfidë e vështirë: “Mendoj se jemi të gatshëm për sfidën e rëndësishme me Bregallnicën. Kemi punuar mirë këto 10 ditë të kaluara dhe mesi presim të fillojë takimi. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë, përballë kemi rival kualitativ që për më shumë ka epërsi 2:1 nga ndeshja e parë. Mirëpo ne jemi të bindur për të dhënë maksimumin e mundësive tona. Ky duel na len në lojë për të fituar trofeun e Kupës dhe me ndihmën e publikut besojmë që në fund të jemi ne ata që do të gëzohemi”, deklaroi Cuculi. Mjaft emocione pritet të ketë në Shkup, ku Rabotniçki do të kërkojë të anulojë disvantazhin minimal nga përballja e parë në Manastir me Pelisterin, ndërsa Metaurgu shihet si gjysmëfinalist i parë, pasi ndeshja kthyese do të shuhet të jetë një formalitet për skuadrën në ‘Autokomandë’, pas fitores bindëse 3-0 në sfidën e parë me Dritën në Bogovinë. Napredoku dhe Teteksi do të nisin gjithçka nga e paranë stadiumin në Kërçovë, pasi përballja e parë u mbyll me barazim në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *