Home / Sport / Derbi në Shkup, Duro debuton në Kërçovë

Derbi në Shkup, Duro debuton në Kërçovë

“Pas ndryshimeve të reja që vendosi kryesia, tani presioni është hjedhur tek futbollistët, të cilët do të duhet të sjellim reagim pozitiv, duke sjell një paraqitje të mirë, me të cilën do të konfirmojmë vetën dhe atë që pritet nga ne. Të njëjtën do të tentojë që të përcjell edhe kolegëve të mi. Me paraqitjet e fundit ne tani kemi një borxh të madh ndaj tifozëve tanë, posqërisht ndaj “Ballistëve” dhe jam i suigurt se ata që do të paraqiten ndaj Napredokut, do të japin, jo 100 përqind, por 200 përqindëshin për të fituar dhe për të kthyer sado pak atë borxh që kemi ndaj tifozëve. Shpresojë në lojë të mirë dhe rezultat pozitiv,” tha mes tjerash kapiteni i kuqeznjëve, Mustafi.

Derbi kryesor i javës së 17-të gjatë ditës së mërkurës, do të zhvillohet në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ku kampioni aktual, Vardari do të takohet me Metalurgun. Vendasit pas barazimit në Shtip (1-1), me Bregallnicën shpresojnë që të shënojnë fitore bindëse ndaj Metalurgut, i cili po futet në një minikrizë të rezultateve.
Fakt për një gjë të tillë për ‘të gjëlbërtit” nga Autokomanda është disfata 4-2 kundër Pelisterit në terrenin vendas, ku kishin pronësimin e topit , ndërsa gabime më të mëdha i shënuan në vijën e fundit të mbrojtjes, në të cilin mungoi Sedat Berisha.
“Ishte një ndeshje e çuditshme, pasi pranuam 4 gola nga 4-5 goditje të Pelisterit, ndërsa braziliani Zhunior ishte në formë të mirë. Mirëpo kjo nuk do të duhet të lejohet në përballjen me Vardarin. Tradicionalisht Metalurgu luan mjaft mirë në stadiumin “Filipi i Dytë” dhe vazhdimishte shënon rezultate pozitive, andaj besojmë se në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë edhe në këtë duel,” tha mes tjerash Berisha, i pret që në këtë përballje të jetë në formacionin e parë.
Ndërkohë lideri aktual Rabotniçki do të jetë mysafirë i Renovës në Tetovë. Vendasit nuk kanë shijuar fitoren në 3 javët e fundit, ndërsa në dy përballjet, me Vardarin dhe Euromilkun, mbyllën ndeshjen pa shënuar gol. Ersen Sali, beson se tani gjërat mund të ndryshojnë edhe pse ekipi është në krizë të vogël të rezultateve, mirëpo nuk mund të lejojnë dështime të tjera.
“Thjesht ekipi është në një krizë të vogël të rezultateve dhe kjo mund ti ndodh çdo ekipi në Ligën e Parë. Dy barazimet dhe mos shënimi i golit në sfidat në shtëpi nuk janë lajme të mira, andaj shpresojë se do të ndryshojnë gjërat kah ana pozitive. Nuk kemi të drejtë të gabimit dhe nuk mund të lejojnë edhe një dështim si ajo kundër Euromilkut, ku kishim raste të shumta por për shkak të terrenit dhe fatit sportiv nuk arritëm të arkëtojmë 3 pikë,” tha mes tjerash Sali në emisionin sportiv “Prosports” në Alsat M. Në anën tjetër , Demir Imeri, një ndër talentët e reja tek klubit shkupjan , Rabotniçki, respekton shumë ekipin e Renovës dhe beson se Rabotniçki nuk do të nënvlerësojë ekipin nga Xhepçishti.
“Respektojmë Renovën pasi ka ekip cilësor, ndërsa barazimi ndaj Euromilkut nuk parafytyron formën e drejtë të ekipit. Ne nuk do të nënvlerësojmë Renovën dhe do të shkojmë atje të përgatur 100 përqind. Besojmë se do të mbeten 3 pikë tek ne,” tha mes tjerash Demiri.
Shkëndija do të udhëtojë për në Kërçovë që të përballet me ekipin e Napredokut. Në të njëjtën kohë , kjo do të jetë sfida e parë e trajnerit Shpëtim Duros në pankinën e skuadrës tetovare. Kapiteni Nebi Mustafi premton një paraqitje të mirë dhe rikthimin e borxhit ndaj ‘Ballistëve’.
“Pas ndryshimeve të reja që vendosi kryesia, tani presioni është hjedhur tek futbollistët, të cilët do të duhet të sjellim reagim pozitiv, duke sjell një paraqitje të mirë, me të cilën do të konfirmojmë vetën dhe atë që pritet nga ne. Të njëjtën do të tentojë që të përcjell edhe kolegëve të mi. Me paraqitjet e fundit ne tani kemi një borxh të madh ndaj tifozëve tanë, posqërisht ndaj “Ballistëve” dhe jam i suigurt se ata që do të paraqiten ndaj Napredokut, do të japin, jo 100 përqind, por 200 përqindëshin për të fituar dhe për të kthyer sado pak atë borxh që kemi ndaj tifozëve. Shpresojë në lojë të mirë dhe rezultat pozitiv,” tha mes tjerash kapiteni i kuqeznjëve, Mustafi. Tek Shkëndija rikthehet Artim Pollozhani pasi kaloi pezullimin me 5 kartonave të verdhë, ndërsa riaftësohet Burhan Alia. Ndërkohë ende jaashtë foramcionit mbeten Jasir Selmani dhe Goran Maznov. Në përballjet e tjera, Pelisteri në terrenin vendas do të kërkojë pikë maksimale ndaj Gostivarit për të mbajtur hapin për vendin e parë. Makedonija në lagjen GJorçe Petrov do të përballet me Bregallnicën, duke tentuar që të lë anësh disfatën e lartë kundër Horizontit në Turnovë me 5-1. Euromilku pas arakëtimit të një pike në Tetovë ndaj Renovës, tani do të kërkojë maksimumin ndaj Horizontit të Muzafer Ejupit. Sulmuesi shqiptarë është në formë të mirë dhe golat e shënuar në përballjet me Vardarin dhe Makedonija Gj.P, e bëjnë së bashku me Blazhevskin, rrezikun kryedor për portën e Euromillkut. Të gjitha përballjet do të nisin në orën 13.00.

Gafa e ABCNEWS në Shqipëri, Shkëndija e Kumanovës?!

Në sitin zyrtar të televizionit ABCNEËS në Shqipëri , në seksionin e sportit mund të haset një lajm tejet i çuditshëm dhe jo drejt infomues nga gazateri i kësaj shëpie televizive. Sipas ABCNEËS në Shqipëri,
‘Shpëtim Duro merr drejtimin e skuadrës maqedonase të Shkëndijës së Kumanovës. Kumanova renditet në vendet e fundit këtë sezon të kampionatit të futbollit në Maqedoni.’ Duket se gazetari ka vizituar ndonjë sit të gabuar ku nuk e din se Shkëndija është nga Tetova dhe jo nga Kumanova. Ilustrimi me foto flet më shumë për këtë çështje. Shpresojmë se në të ardhmen do të përmirësohet ky gabim nga një televizion prestigjioz në Shqipëri.

Java 17, 27 nëntor, ora 13.00
Renova – Rabotniçki
Euromilk – Horizont
Makedonia Gj.P. – Bregallnica
Vardari – Metalurgu
Pelsiteri – Gostivari
Napredoku – Shkëndija

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *