Home / Lajme / Rajon / Diskutohet raporti i OSBE-së, ​KQZ gati për nesër

Diskutohet raporti i OSBE-së, ​KQZ gati për nesër

02. Nentor… Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e saj të 63 ka vlerësuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër.

Në mbledhje u diskutua edhe raporti i OSBE-së për procesin në Veri të vendit, të cilin Betim Gjoshi, anëtar në KQZ, e ka quajtur më shumë si informatë se si raport, ndërsa disa anëtarë të tjerë e kanë quajtur si të vonuar, duke kritikuar po ashtu komunikimin me këtë institucion.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përkundër kësaj ka falënderuar OSBE-në për punën që po bënë në rolin e lehtësuesit.

Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se ka përfunduar pothuajse i gjithë procesi i shpërndarjes së materialit sensitiv. Po ashtu, Qendra e numërimit të rezultateve është e përgatitur.

Në mbledhje u vendos që për të dhënat zyrtare do të deklarohet vetëm KQZ-ja, asnjë KKZ, OSBE-ja, apo ndonjë organizatë joqeveritare. /Kosovapress/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *