Home / Lajme / Maqedoni / Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

19 nëntor-Në vendin tonë sipas të dhënave të cilat i kemi nga SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj 0800 12222 çdo vit si formë më e zakonshme paraqitet pikërisht dhuna në familje. Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj nga 587 fëmijë viktima potencial, 106 fëmijë kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi bashkë me 240 organizata civile nga 88 vende në botë e shënon 19 nëntorin si Ditë botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve që nga viti 2001.

Këtë vit, njoftojnë nga “Megjashi” në Maqedoni, do të alarmohet për përkeqësimin e gjendjes me dhunën mbi fëmijët, do të nxiten organizatat civile, institucionet shtetërore dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë, që të aktivizohen në përgatitjen e strategjive dhe programeve për parandalimin nga dhuna.

Çdo vit në këtë ditë fokusi është në një formë të përcaktuar të keqpërdorimit të fëmijëve. Sivjet theksi kryesor i është vënë prostitucionit të fëmijëve, shitjes dhe pornografisë së fëmijëve.

Kur bëhet fjalë për këtë lloj të dhunës për seriozitetin e këtij problemi të madh flasin edhe të dhënat statistikore: rreth 150 milionë vajza dhe 73 milionë djem në mbarë botën janë dhunuar ose janë keqtrajtuar seksualisht çdo vit nga ana e ndonjë të afërmi ose prindi/tutori.

Sipas “Megjashit”, në Republikën e Maqedonisë numri i rasteve të pedofilisë dhe incestit është rritur, por shumë prej viktimave nuk i paraqesin pasi që autorët zakonisht janë të afërm të tyre apo miq.

Është koha, vlerësojnë që të fillojnë aktivitete me të cilat fëmijët do të informoheshin për mënyrat e mbrojtjes nga çdo lloj i dhunës së përditshme me të cilat fëmijët ballafaqohen.

Parandalimi është, potencojnë, forma më efikase e luftës kundër keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Në vendin tonë sipas të dhënave të cilat i kemi nga SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj 0800 12222 çdo vit si formë më e zakonshme paraqitet pikërisht dhuna në familje. Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj nga 587 fëmijë viktima potencial, 106 fëmijë kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Sipas njohurive të “Megjashit” mbi 2.000 fëmijë në Republikën e Maqedonisë çdo ditë ditën e kalojnë në rrugë në kushte substandarde, duke jetuar nën qiell të hapur pa përkujdesin e prindërve. Zakonisht këta fëmijë janë viktima të formave më të rënda të keqpërdorimit të punës së fëmijëve.

Ndryshe, nesër – 20 Nëntori është edhe dita botërore e fëmijës.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *