Home / Lajme / Maqedoni / Dogana parandaloi futjen ilegale të 70 mijë eurove

Dogana parandaloi futjen ilegale të 70 mijë eurove

15 nëntor-Më pas është drejtuar në bankë ku i ka deponuar paratë, me ç’rast i është dhënë vërtetim nga banka. Të nesërmen, kur ka ndodhur shkelja, personi për të njëjtin qëllim i ka mbajtur 90 mijë euro por nuk i ka njoftuar te nëpunësit doganorë, pasi që sipas dëshmisë së tij ka menduar se vërtetimi i bankës së lëshuar një ditë më parë vlen për 5 ditë ashtu siç gjoja i kanë thënë në bankë.

Shtatëdhjetë mijë euro konfiskuan nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë të cilat është munduar t’i fus në Maqedoni një shtetas grek.

M.P. bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij me një automjet me targa bullgare janë paraqitur për të hyrë në Maqedoni pardje rreth orës 14:30. Në doganë nuk kanë lajmëruar asgjë për kontroll dhe për shkak të dyshimit gjatë përgjigjes nëpunësit doganorë kanë bërë kontroll në automjet me ç’rast në ulësen mbrapa, në një çantë të zezë janë gjetur 90 mijë euro.

Gjatë bisedës zyrtare, e zbatuar për përcaktimin e prejardhjes së mjeteve devizore, shkelësi ka deklaruar se është pronar i një hoteli në njërën prej qendrave turistike në Greqi dhe se për shkak të gjendjes ekonomike aktuale atje, paratë i ka sjellë që t’i deponojë në ndonjërën prej bankave të Maqedonisë. Një ditë më parë personi ka hyrë në Maqedoni, duke futur 100 mijë euro, të cilat i ka lajmëruar te nëpunësit e doganës. Më pas është drejtuar në bankë ku i ka deponuar paratë, me ç’rast i është dhënë vërtetim nga banka. Të nesërmen, kur ka ndodhur shkelja, personi për të njëjtin qëllim i ka mbajtur 90 mijë euro por nuk i ka njoftuar te nëpunësit doganorë, pasi që sipas dëshmisë së tij ka menduar se vërtetimi i bankës së lëshuar një ditë më parë vlen për 5 ditë ashtu siç gjoja i kanë thënë në bankë.

Në pajtim me Ligjin për punë me deviza dy personave në automjet u janë kthyer nga 10 mijë euro, ndërsa 70 mijë janë ndaluar përkohësisht.

Nga fillimi i këtij viti deri më tani janë zbuluar 76 raste të tentimit për kontrabandimin e devizave, me ç’rast përkohësisht janë ndalur devizat në shumë të përgjithshme në kundërvlerë denari prej 1.203.000 euro

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *