Home / Lajme / Maqedoni / Dogana sekuestroi orë dore dhe topa futbolli (VIDEO)

Dogana sekuestroi orë dore dhe topa futbolli (VIDEO)

23 nëntor – Siç informojnë nga Drejtoria e doganave, mall i ndryshëm me prejardhje nga Kina është paraqitur për doganim importues në njësitet doganore Shkupi 2, nga një firmë importuese nga Shkupi. Malli ka qenë i ngarkuar në një kamion me targa të Gjevgjelisë, në pronë të një firme transportuese nga Gjevgjelia.

Inspektorët doganorë nga ekipet speciale dje në Shkup sekuestruan 1.210 orë dore dhe 1.070 topa futbolli, të gjitha me logo të markave të mbrojtura tregtare, për të cilat ekziston dyshim për shkeljen e të drejtave nga prona intelektuale.

Siç informojnë nga Drejtoria e doganave, mall i ndryshëm me prejardhje nga Kina është paraqitur për doganim importues në njësitet doganore Shkupi 2, nga një firmë importuese nga Shkupi. Malli ka qenë i ngarkuar në një kamion me targa të Gjevgjelisë, në pronë të një firme transportuese nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të kamionit nga ana e inspektorëve doganorë nga ekipet mobile, mes mallit të paraqitur janë zbuluar edhe orë dorë markë dhe topa futbolli. Vlera e tyre është 20.482 denarë, por nëse shiteshin si origjinale në shtije me pakicë do të arrinin vlerë edhe prej rreth nëntë milionë denarëve.

Malli përkohësisht është mbajtur dhe është filluar procedurë për konfirmimin e origjinalitetin të saj, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave nga prona intelektuale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *