Home / Sport / Drita bëhet pishman, Beqiri jo

Drita bëhet pishman, Beqiri jo

“Si që nuk kam kuptuar shkarkimin e papritur, as më pak kuptoj këtë ofertën e fundit për tu rrikthyer. Me gjithë respektin dhe dashurinë që kam për skuadrën, u’a bëj me dije të gjithëve se unë s’jam një leckë që mund të hidhet dhe të kthehet kur t’i kujtohet dikujt. Në asnjë mënyrë nuk do i lejoj askujt që të tallet me dinjitetin tim”, deklaroi i indinjuar ish-trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Javën e shkuar disi pa pritur erdhi lajmi se drejtuesit e KF Drita nga fshati Bogovinë e Tetovës kanë shkarkuar nga detyra shefin e stafit teknik, Jeton Beqirin. Ndoshta në afekt, apo të ndikuar nga faktorë të ndryshëm të jashtëm apo të brendshëm, megjithatë drejtuesit e Dritës i kumtuan Beqirit vendimin përfundimtar për ta larguar nga pankina dhe arsyetimi i vetëm për një hap të tillë ishin rezultatet e dobëta. Për shkak të ndodhive të njohura në fund të sezonit të kaluar kur Drita lëshoi ndeshjen e balotazhit me Euromilkun dhe humbi statusin e anëtarit të Ligës së Parë dhe për këtë arsye sezonin e nisi me minus tre pikë. Ky ishte një hendikep për skuadrën që megjithatë pikërisht nga trajneri Beqiri u konsolidua dhe me skuadër solide nisi garat në Ligën e Dytë. Skuadra në 12-të ndeshje pësoi vetëm një disfatë, duke shënuar një ecuri prej 10-të ndeshjeve pa humbje dhe kjo për drejtuesit e Dritës ishte e pamjaftueshme dhe arsye për shkarkimin e Beqirit. Kaq lehtë Drita lejoi të lagojë njeriun që i dha gjithçka kësaj skuadre, së pari si futbollist dhe më vonë si trajner. Ai edhe më parë ishte larguar, por përsëri ishte rrikthyer me kokën lart, madje duke drejtuar ekipin në suksesin më të madhe në historinë e klubit, kualifikimin në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Më vonë kishte një kthim tjetër kur ekipi luftonte për mbijetesë, ndërsa tani pa menduar dy herë drejtuesit e klubit i tregojnë derën për largim nga skuadra ku Beqiri në aspektin sporiv ka dhënë ndoshta më shumë se çdo kush tjetër. Dhe gjithë kjo sikur s’ishte e mjaftueshme dhe situata bëhet më e ndjeshme pas reagimit të fundit të kryesisë të cilët si duket me vonesë kuptojnë gabimin e bërë dhe kërkojnë rrikthimin e Beqirit. Burime të televizionit Koha mësojnë se këto ditë të ngushtuar nga situata e krijuar dhe në zënë ngushtë në alternativat adekuate, drejtuesit e Dritës kanë kërkuar falje Jeton Beqirit për shkarkimin dhe njëkohësisht kanë kërkuar të kthehet në drejtimin e skuadrës. Mirëpo ata me plotë të drejtë kanë hasur në një përgjigje të pritur të vetë trajnerit, të cilit sikur s’ishte i mjaftueshëm nënçmimi i bërë me shkarimin e pamerituar, por i’u servua një kërkesë e pakuptueshme për të pranuar lojën e dikujt. “Nuk e dij prej nga keni kuptuar këtë informatë, por për hir të së vërtetës patjetër të pranoj se është shumë e saktë. Vërtet kam mbetur i befasuar. Si që nuk kam kuptuar shkarkimin e papritur, as më pak kuptoj këtë ofertën e fundit për tu rrikthyer. Unë edhe më herët e kam deklaruar në media se më ka lënduar shumë mënyra se si më larguan nga skuadra, me arsyetimin për mungesë rezultatesh edhe pse ekipi ishte në seri prej 10-të ndeshjeve pa humbje. Tani sikur të flitet për një fëmijë, kërkojnë nga unë falje dhe rrikthim në ekip. Me gjithë respektin dhe dashurinë që kam për skuadrën, u’a bëj me dije të gjithëve se unë s’jam një leckë që mund të hidhet dhe të kthehet kur t’i kujtohet dikujt. Unë kam dhënë shumë për këtë skuadër dhe më vjen keq për këtë situatën e krijuar. Por në asnjë mënyrë nuk do i lejoj askujt që të tallet me dinjitetin tim”, deklaroi i indinjuar ish-trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *