Home / Sport / Drita mund Sileksin, Shkupi i sigurt ndaj Rufesë

Drita mund Sileksin, Shkupi i sigurt ndaj Rufesë

Skuadra e Dritës me një lojë cilësore ka arritur që të mposhtë skuadrën e Sileksit me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Valmir Jonuzi në minutën e 39 të pjesës së parë.

Gjatë ditës së shtunë, janë zhvilluar ndeshjet e javës së 13 në Ligën e Dytë të Maqëedonisë në futboll. Skuadra e Shkupit ka arritur të shënon fitore të pastër përballë Rufesë me rezultat 3:0. Ekipi i Shkupit ka arritur të shënon golin e parë vetëm 3 minuta pas ka startuar takimi, ku autor i golit ishte Emir Shabani. Pas golit të parë skuadra shkupjane kërkon edhe golin e dytë, ku ai vjen në minutën e 26 ku përsëri rrjetën e gjen Emir Shabani. Me ketë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë mysafirë janë munduar për të gjetur golin por kjo nuk erdhi pasi mbrojtja e Shkupit ishte sy qel, kështu që në minutën 82 Erkan Seferi tundi rrjetën e Rufesë për rezultat 3:0. Me këtë fitore skuadra e Shkupit, është ngjitur në vendin e 9 me 19 pikë të tubuara. Nga ana tjetër skuadra e Dritës me një lojë cilësore ka arritur që të mposhtë skuadrën e Sileksit me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Valmir Jonuzi në minutën e 39 të pjesës së parë. Duhet theksuar se në 20 minuta e para të pjesës së parë mysafirët nga Kratova krijuan tre raste të qindpërqindta por fal intervenimeve të mrekullueshme të portierit Basnarkov ato mbetën të pa realizuara. Nga ana tjetër edhe vendasit krijuan disa raste por nuk i shfrytëzuan. Marrë në përgjithësi fitorja e ekipit Drita ishte më se merituar. Me këto tre pikë bogovinasit tani kanë 20 pikë. Skuadra e Zajazit para tifozëve vendas nuk ka arritur të merr rezultat pozitiv. Kërçovarët kanë pësuar disfatë nga skuadra e Teteksit me rezultatin 2:0. Skuadra e Vrapçishtit ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Kësaj radhe të përzgjedhurit e trajnerit Xhengis Rexhep kanë barazuar në Gjevgjeli ndaj Miravcit 1:1. Në takimet tjera, Boreci ka pësuar disfatë nga Popeda me rezultat 1:0, Skopje ka mposhtur Maxhari me rezultat të thellë 4:1, Lokomotiva ka mposhtur Novacin me rezultat 2:1. Ekipi i 11 Oktomvri ka qenë më e suksesshme se Tiverija, ku ka shënuar fitore minimale 2:1.

Rezultatet e javës së 13
Shkupi – Rufeja M 3:0
Drita – Sileksi 1:0
Zajazi – Teteksi 0:2
Miravci – Vrapçishti 1:1
Boreci – Popeda 0:1
Skpoje – Maxhari S. 4:1
Lokomotiva – Novaci 2:1
11 Oktomvri – Tiverija 2:1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *