Home / Sport / Duro debuton me barazim, Imeri i mohon fitoren Renovës

Duro debuton me barazim, Imeri i mohon fitoren Renovës

Shkëndija ka barazuar 0:0 me Napredokun në Kërçovë në debutimin e U.D. trajnerit Shpëtim Duro, ndërsa Renova edhe pse ishte në epërsi, është ndalur në barazim 1:1 me Rabotniçkin për të cilët shënoi Demir Imeri. Gostivari humbi 1:0 në transfertën me Pelisterin.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në të cilat u shënuan rezultate kryesisht të pritura. Shkëndija me trajnerin e ri Shpëtim Duro është ndalur me barazim pa gola në transfertën me Napredokun në Kërçovë, në një takim të dominuar nga ‘kuqezinjtë’ mirëpo që edhe njëherë demonstruan joefikasitet në sulm. Emrullai që në minutën e parë kishte mundësi të kalojë miqtë në epërsi, mirëpo goditi në portierin vendas, Cuculi më vonë bëri të njëjtën gjë, para se në fund të pjesës së parë Emrullai të huqë portën e zbrazët. Në pjesën e dytë përsëri Shkëndija ishte skuadra që diktonte tempon e lojës, mirëpo edhe në këtë periudhë miqtë humbnin shanse të pastërta shënimi. Pollozhani kishte mundësi të mirë, por për mrekulli shpëtoi portieri Ristovski, ndërsa të njëjtëin epilog kishin edhe tentimet tjera të tetovarëve. Ndërkohë edhe Napredoku nuk ishte pa mundësi shënimi, mirëpo Shkëndija në portë kishte të sigurtin Jovanovski që priti disa tentime të sulmuesve vendas. Në fund barazimi pa gola ishte rezultati më real i takimit, që len të dyja skuadrat në pjesën e poshtme të renditjes. Për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e dytë me rradhë në të cilën nuk arrijnë të shënojnë gol, që don të thotë se ‘kuqezinjtë’ nuk kanë gjetur rrjetën për më shumë se 180 minuta dhe në kushte të këtilla barazimi pa gola është maksimumi që mund të arrihet. Në Tetovë Renova ishte fare pranë triumfit përballë Rabotniçkit, mirëpo një gol i Demir Imerit dy minuta para fundit të takimit u ka mohuar fitoren xhepçishtasve, që nuk fitojnë katër ndeshje me rradhë. Renova që në fillim ishte ekipi që sulmonte, ndërsa miqtë në kundërsulme kërkonin rastin e tyre. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa dominimi i vendasve dha rezultat në minutën e 68-të kur Izair Emini realizoi për epërsi të xhepçishtasve. Rabotniçki nuk u dorëzua dhe insistimi i tyre dha rezultat në minutën e 88-të kur Demir Imeri barazoi shifrat në 1:1. Gostivari është mundur minimalisht 1:0 në Manastri nga Pelisteri edhe pse dukej se janë pranë barazimit pa gola. Miqtë u mbrojtën mirë deri në minutën e 75-të, kur dominimi i vendasve dha rezultat pasi Vodeniçarov shënoi golin e vlefshëm tre pikë për Pelisterin. Horizonti ka shënuar fitore 2:0 në transfertën me Euromilkun në Shkup. Bllazhevski në minutën e 5 dhe Mitrev në të 70-ën ishin autor të golave në fitoren e turnovasve, të cilët me këtë triumf dalin në pozitën e parë me 28 pikë, aq sa ka edhe Rabotniçki. Makedonija Gj.P. ka sjell fitoren më bindëse, duke mundur 3:0 Bregallnicën e Shtipit. Gjurgjeviç shënoi dy herë, ndërsa Koleqeski ishte autor i një goli në triumfin e Makedonija Gj.P.

Rezultatet:
Napredoku-Shkëndija 0:0,
Renova-Rabotniçki 1:1,
Pelisteri-Gostivari 1:0,
Euromilku-Horizonti 0:2
Makedonija-Bregalnica 3:0
Vardari-Metalurgu 3:0.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *