Home / Sport / Duro premton maksimumin te Shkëndija

Duro premton maksimumin te Shkëndija

“Unë do të bëj maksimumin, shpresoj të kalojmë këtë moment sepse situata është shumë e shpejtë që të mendojmë sidomos për fazën e dytë dhe për të ardhmen n’qoftë se kalohet kjo situatë. Do bëj të pamundurën, por t’ia lëmë situatën ndeshjeve që do të zhvillohen”, tha mes tjerave u.d. trajneri i ri i Shkëndijës, Shpëtim Duro.

Punë maksimale dhe tentim për të nxjerë maksimumin në këtë moment delikat ka premtuar u.d. trajner i ri i Shkëndijës, Shpëtim Duro, Husein Kadriu do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Armend Elezi mbetet trajner i portierëve. Pasi të dielën drejtuesit e klubit venosën të shkakrojnë Gjore Jovanovskin, si rezultat i eliminimit nga Kupa dhe humbjes së thellë nga Rabotniçki, në mënyrë eksprese ka ardhur angazhimi i Duros si ushtrues detyre. “Duke parë ecurinë e palakmueshme të ekipit dhe trendin mjaft negativ diteve te fundit, posaçërisht pas debaklit të së shtunës, u detyruam të largojmë Jovanovskin dhe ndihmësit e tij Trajanovski e Micevski dhe menjëherë u vumë në kërkim të një tekniku adekuat dhe të denjë për të drejtuar ekipin tonë në këto tre xhiro të mbetura të gjysmësezonit vjeshtor. Fat i mirë që kompania ‘Ecolog’ dhe KF Shkëndija kanë shumë miq në të gjithë anët dhe një prej tyre është edhe vetë Shpëtim Duro, trajner i trofeshëm me përvojë të madhe. Duro ka treguar gatishmëri t’i ndihmojë ekipit në këtë periudhë të vështirë për klubin tonë dhe ne vendosëm që ta emërojmë si ushtrues detyre, trajner i parë i Shkëndijës”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës për ndryshimet në pankinë. Shpëtim Duro pas arritjes së marrëveshjes, të hënën zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin tetovar, madje duke folur për mediat për përshtypjet e tij të para në stolin e ‘kuqezi’. “Sigurisht se ardhja ime këtu ishte e befasishme. Por ndoshta drejtuesit e klubit arritën deri te ky vendim për arsye të rezultatit të fundit të skuadrës së Shkëndijës. E kam pritur në mënyrë të befasishme por shumë me kënaqësi. Është një eksperiencë e re në raport me Shqipërinë. Dihet se në Shqipëri kam patur një karrierë të gjatë 15-të vjeçare me të skuadrat e nivelit të lartë shqiptar, por edhe të nivelit të ekipeve kombëtare të të gjitha moshave, deri në kombëtaren A. Kështu që drejtimi i Shkëndijës së Tetovës është një eksperiencë dhe një përvojë e veçnatë. Është një moment jo pozitiv, sidomos psikologjik pas elliminimit nga Kupa dhe humbjes së fundit. Është një skuadër që ka emër në Maqedoni. Ka në brendësi lojtarë me përvojë dhe eksperiencë, por sigurisht këta futbollistë duhet të kuptojnë, ta kenë të qartë se përfaqësojnë fanellën e Shkëndijës dhe duhet të respektojnë edhe impenjimin e drejtuesve të klubit në mënyrë maksimale”, është shprehur Duro, duke shtuar se ka njohuri të mjaftueshme për situtatën e futbollit në Maqedoni dhe për gjendjen momentale të Shkëndijës. “Normalisht profesioni jonë, i një trajneri është që patjetër të ketë njohuri sidomos për vendin që ke afër. Kemi patjetër shumë njohuri për futbollin maqedonas, sidomos edhe për shumë futbollistë që janë pjesë e Shkëndijës sot, ka edhe disa futbollistë që kanë luajtur edhe në Shqipëri, por njëkohësisht ka edhe futbollistë tjerë që janë me përvojë. Kam marrë informacion sepse kam ndjekur edhe nëpërmjet videove ndeshjet e skuadrës së Shkëndijës, kështu që është një formacion i bollshëm, por është një situatë shumë e shpejtë, emergjente, shumë e vështirë, janë tre ndeshjet e fundit. Kam vendosur të mar drejtimin për këto tre ndeshje për të parë pastaj situatën në zhvillim. Sepse ka qenë edhe insistimi i drejtuesve të klubit që unë të vij në këto tre ndeshje pastaj të shikojmë si do të zhvillohen ngjarjet”, thotë Duro. I pyetur se çka u premton tifozëve të Shkëndijës në këto tre xhiro të vështira, trajneri 45 vjeçar garanton punë maksimale. “Normalisht asnjëherë nuk ka gjëra absolute. Unë do të bëj maksimumin, shpresoj të kalojmë këtë moment sepse situata është shumë e shpejtë që të mendojmë sidomos për fazën e dytë dhe për të ardhmen n’qoftë se kalohet kjo situatë. Do bëj të pamundurën, por t’ia lëmë situatën ndeshjeve që do të zhvillohen”, përfundoi Shpëtim Duro, trajner i sukseshëm me përvojë të madhe në disa skuadra të mëdhaja të kampionatit shqiptar, ish-seleksionues i kombëtareve të shpresave të Shqipërisë dhe assistent në kombëtaren A të Shqipërisë në kohën kur seleksionues ishte kroati Oto Bariç. Debutimi i tij në pankinën e Shkëndijës do jetë të mërkurën në ndeshjen me Napredokun në Kërçovë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *