Home / Lajme / Maqedoni / Dy të rinj therren me thikë në Kumanovë

Dy të rinj therren me thikë në Kumanovë

23 Nentor… Saktësisht incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Mosha Pijade” që ndodhet në qendër të qytetit dhe në afërsi të Kopshtit për parashkollor “Angel Shajçe”

Dy kumanovarë të rinj, dje pasdite janë therur me thikë, informon Televizioni “Kanal 5”.
Saktësisht incidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Mosha Pijade” që ndodhet në qendër të qytetit dhe në afërsi të Kopshtit për parashkollor “Angel Shajçe”.
Shtatëmbëdhjetë vjecari H.P., disa herë është goditur me thikë, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin e Kumanovës, mirëpo për shkak të lëndimit serioz është dërguar në Qendrën klinike në Shkup.
Shoku i tij 18-vjeçari S.A., me lëndime më të lehta, është ndaluar për mjekim të mëtejshëm në Spitalin e Kumanovës.
Sulmuesit të cilët kishin 15 dhe 18 vjet, janë arrestuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *