Home / Lajme / Maqedoni / E drejta restuaruese duhet të aplikohet më shumë (VIDEO)

E drejta restuaruese duhet të aplikohet më shumë (VIDEO)

Tetovë, 14 nëntor – Me këtë rast, nxënësit janë informuar me këtë të drejtë, ku sipas zyrtarëve të SPB-së në Tetovë, të miturit të cilët janë përfshirë në ndonjë vepër penale nuk duhet që mënjëherë të dënohen port ë njejtëve duhet tu ofrohet mundësia e përmirësimit. Ndihmëskryeshefi i policisë kriminale në Tetovë, Basri Memishi, njoftoi se në cilët raste mundet që të miturit të përdorin të drejtën restauruese.

-Nxënësit e shkollës së mesme të Bujqësisë në Tetovë, kanë qenë të parët të cilët janë njohur me të drejtën restauruese, e cila prezantohet nga ana e medijatorëve të Tetovës, ambasada e Norvegjsië dhe institucione të tjera lokale në Tetovë. Me këtë rast, nxënësit janë informuar me këtë të drejtë, ku sipas zyrtarëve të SPB-së në Tetovë, të miturit të cilët janë përfshirë në ndonjë vepër penale nuk duhet që mënjëherë të dënohen port ë njejtëve duhet tu ofrohet mundësia e përmirësimit.

Ndihmëskryeshefi i policisë kriminale në Tetovë, Basri Memishi, njoftoi se në cilët raste mundet që të miturit të përdorin të drejtën restauruese. “Më shumë dhe më shpesh në rastet ku janë të involvuar të miturit, parasegjithash gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike, sulmeve fizike, rahjeve dhe rasteve të tjera të kësaj natyre. Por edhe në format më serioze të të ashtuquajturit kriminaliteti i adoloshentëve gjatë vjedhjeve, dhunës në familje etj, Në këto raste, zyrtarët tanë, sërish do të atje ku ekziston mundësia mundohen dhe arrijnë me sukses që të vijnë deri tek ndonjë zgjidhje kompromisi ndërmjet të dëmtuarit dhe ai që e ka bërë dëmin, që në mënyrë adekuate të mbulohet dëmi, që të dëmshpërblehet pa ju nënshtruar sanksioneve më të rrepta, sidomos nëse bëhet fjalë për adoleshentë më të rinj, që të mbrohen nga implikimet e padëshiruara psikologjike dhe sërish të arrihet qëllimi, pra, kemi arritur të veprojmë në mënyrë preventive, pedagogjike, risocializim por edhe thënë në përgjithësi e arsyetuar”, tha Memishi, raporton Tv KOHA.

“Ngase, më lehtë është që të dënohet një i mitur me dënim rigoroz që edhe më shumë do ta largojë nga realiteti që e rrethon dhe jeta normale dhe ndoshta do ta dërgojë në ujra ende më të turbullt, në vend se të kuptojë gabimin dhe të mundohet që të mos e përsëris të njejtin.Prandaj vlerësoj se institucionet e sistemit tonë, jo vetëm policia por edhe kompetentët tjerë, duhet që të përpiqen më shumë në praktikimin e së drejtës restauruese dhe të mos vendosin shpejt dhe lehtë sipas metodave tjera për dënim”, tha Memishi.Gjatë këtij prezantimi kanë pjesë edhe medijatorët nga Tetovë të cilët sqaruan për punën dh edetyrat e tyre., transmeton Tv KOHA. (Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *