Home / Lajme / Maqedoni / Edi Rama darkë vëllazërore me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin

Edi Rama darkë vëllazërore me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin

Shkup, 5 nëntor – Lajmin për darkën e shtruar e ka bërë të ditur vetë Rama përmes profilit të tij në facebook ku ka shkruar ‘Darkë vëllazërore në Shkup me Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçin”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama sonte në Shkup ka qenë i pranishëm në një darkë me dy liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Lajmin për darkën e shtruar e ka bërë të ditur vetë Rama përmes profilit të tij në facebook ku ka shkruar ‘Darkë vëllazërore në Shkup me Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçin”.

Siç mëson INA, darka është shtruar në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, ku po qëndron delegacioni shqiptar. Ndërkohë, Rama në këtë darkë shfaqet me kurriz dhe përballë Thaçit dhe Ahmetit, që janë në dy anët e tavolinës, ndërsa kryeministri shqiptar është në shoqërinë e deputetit Taulant Balla.

Ndërkohë, kabinetet e partive shqiptare sot nuk paralajmëruan një darkë të tillë, të inicuar nga Rama gjatë rrugëtimit për në Maqedoni.

Kryeministri Rama të mërkurën nis takimet zyrtare duke filluar me kryeministrin nikoqir Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski si dhe takimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Rama në Shkup që nga zgjedhja e tij si kryeministër i vendit.

Para mbërritjes së kryeministrit shqiptar, dy partitë e mëdha shqiptare shkëmbyen akuza lidhur me organizimin dhe pritjen e kryeministrit shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *