Home / Lajme / Maqedoni / Edi Rama sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup

Edi Rama sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup

5 nëntor-Sipas agjendës së planifikuar, kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Sipas agjendës së planifikuar, kryeministri Rama do të takohet edhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.

Vizita pak më parë u bë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

“Takimi i dy kryeministrave është vazhdimësi e praktikës pozitive midis dyja vendeve për takime të nivelit të lartë. Do të bisedohet për më shumë tema të interesit të përbashkët, përparimin plotësues të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën evroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve”, theksoi zëdhënësi Gjorgjiev.

Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni, ndërsa e dyta pas asaj në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *