Home / Sport / Emrullai: ‘Kam vuajtur për një gol’

Emrullai: ‘Kam vuajtur për një gol’

“Në këto ndeshjet e fundit, në këtë periudhë kam vuajtur shumë për një gol dhe mendoj se ky gol do më ndihmojë shumë për vetëbesimin personal për të patur ngritje akoma më shumë në ndeshjet e ardhshme. Sa i përket golit, mendoj se goditjet standarde kanë qenë gjithmonë specialiteti im, kam punuar shumë këto ditë dhe mendoj se duhet të vazhdoj me këtë rritëm”, deklaroi sulmuesi i Shkëndijës, Burhan Emrullai.

Shkëndija të dielën mundi Gostivarin bindshmë 4:0, ndërsa takimi u karakterizua me dominim të plotë të skuadrës tetovare, tre gola nga ndërprerjet, dy prej të cilëve ishin nga gjuajtje standard dhe shumë të bukur. Posaçërisht kjo vlen për golin e Burhan Emrullait në minuën e 64 kur sulmuesi i Shkëndijës prodhoi një kryevepër duke shënuar gol spektakol nga goditja standarde nga një distancë prej rreth 22-23 metrave. “Në këto ndeshjet e fundit, në këtë periudhë kam vuajtur shumë për një gol dhe mendoj se ky gol do më ndihmojë shumë për vetëbesimin personal për të patur ngritje akoma më shumë në ndeshjet e ardhshme. Sa i përket golit, mendoj se goditjet standarde kanë qenë gjithmonë specialiteti im, kam punuar shumë këto ditë dhe mendoj se duhet të vazhdoj me këtë rritëm”, deklaroi sulmuesi i Shkëndijës, Burhan Emrullai. Sulmuesi ‘kuqezi’ shprehet i kënaqur me performansën e tij dhe të gjithë ekipit dhe beson se fitorja bindëse me Gostivarin ekipi do t’i japë qetësinë e nevojshme. “Çdo trepikësh është i mirëseardhur për ne në këtë periudhë. Fituam ndeshjen me katër gola të shënuar ndërsa nuk pranuam gol dhe kjo është mirë për vetëbesimin e ekipit. Si skuadër jemi në rritje, mendoj se duhet ende punë për më shumë, por pas kësaj ndeshje dhe kësaj fitoreje mendoj se do jemi më të qetë”, tha Emrullai. Pas ndeshjes të së dielës stafit teknik u ka dhënë futbollistëve dy ditë të lira, ndërsa prej të mërkurën do të nisin përgatitjet intensive për duelin e rradhës. Pasi në fundjavë ka pauzë në kampionat, për shkak të orarit për ndeshje miqësore të ekipeve kombëtare, Shkëndija sfidën e rradhës e ka pas një jave (20 nëntor), kur në Tetovë do të përballen me Bregallnicën në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija humbi 2:1 ndeshjen e parë në Shtip dhe tani është në kërkim të përmbysjes së rezultatit dhe avansimit në gjysmëfinale të Kupës. “10-të ditët e ardhshme do tentojmë të punojmë maksimalisht, pasi na pret ndeshja më e rëndësishme e kësaj faze ku s’ka hapsirë për hap fals. Besoj se mund ta përmbysim rezultatit dhe të kalojmë në gjysmëfinale. Mendoj se fitorja me Gostivarin na erdhi mirë si ekip dhe presim që përveç Kupës edhe në ndeshjet tjera në kampionat të grumbullojmë sa më shumë pikë në këtë stinor, që sa më të lehtë ta kemi në pranverë. Nëse nuk bëjmë shumë gabime në këtë periudhë pasi çdo pikë është shumë e rëndëishme për ne, ndërsa pastaj në dimër do përgatitemi mirë dhe në pranverë mund të sulmojmë kreun, ndërsa me kualifikimin eventual në gjysmëfinale të Kupës do të jemi në lojë për të triumfuar në këtë garë”, përfundoi numri ‘10’ i Shkëndijës, Burham Emrullai. Shkëndija nga e mërkura nis me përgatitje për ndeshjen me Bregallnicën, ndërsa të shtunën egziston mundësia e zhvillimit të një ndeshje kontrolluese me Rufenë e Miletinës, në të cilën do të luanin futbollistët që në kampionat nuk kanë shumë hapsira për të luajtur.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *