Home / Lajme / Maqedoni / Falsifikonte diploma të USHT-së ua shiste italianëve

Falsifikonte diploma të USHT-së ua shiste italianëve

6 nëntor-30-vjeçari M.O, nga fshati Sellcë i Tetovës, ka bërë falsifikimin e diplomave të Universitetit Shtetërorë të Tetovës. Në shtëpinë e tij është zbuluar një “punëtori” për fabrikimin e diplomave. M.O, është arrestuar në vendkalimin kufitarë në Jazhincë, ndërsa dje është paraqitur në Gjykatën e Tetovës ku i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për falsifikimin e diplomave të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

“30 vjeçari M.O. nga Sellca e Tetovës dyshohet se ka falsifikuar më shumë diploma për studime të kryera në fakultetin e mjekësisë në emër të shtetasve të huaj. Të njëjtat pasi që i ka përkthyer tek përkthyesit e autorizuar i ka dërguar për noterizim tek noteri. Nga të njëjtat ka arritur të noterizojë gjashtë certifikata ndërsa 16 prej tyre nuk i ka noterizuar noteri sepse ka dyshuar në origjinalitetin e të njëjtave”, deklaroi Shefik Bajrami, kryeshef i SPB-së, Tetovë.

Pas zbulimit të rastit sektori i punëve të brendshme i Tetovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në të cilën janë gjetur mini punëtoria dokumente të falsifikuara dhe fletore me emra të personave që dyshohet të kenë qenë porositës të diplomave tjera, por të dedikuara për punë në Kroaci.

“Katër fotografi dhe shtatë dokumente të tjera në emër të shtetasve italian të dedikuara për në Republikën e Kroacisë, dy fletore me lista emrash e mbiemrash të kandidatëve potencial ose shfrytëzuesve të ardhshëm për këto lloj diplomash”, tha Shefik Bajrami kryeshef I SPB-së në Tetovë.

Diplomat e falsifikuara, për gjoja mbarimin e studimeve të stomatologjisë, i dyshuari i verifikonte tek noteri e më pas ua shiste “mjekëve” të interesuar nga Italia. Policia ka gjetur dhe sekuestruar disa diploma të falsifikuar në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *