Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu:Shehtanski do të komandojëme komunat

Fazliu:Shehtanski do të komandojëme komunat

18 nëntor-Deputetët e PDSH-së theksuan se janë kundër këtij Propozim-ligji për shkak se, sipas tyre, i merren kompetencat MInistrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe i jepen Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale. Sipas PDSH-së, ministri Hani duhet ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit shtetëror Vanço Shehtanski

Komisioni kuvendor për vetëqeverisje lokale sot e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Inspektoratin shtetëror për vetëqeverisje lokale, në lexim të parë dhe vlerësoi se mund të jepet në lexim të mëtejhëm, të dytë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani elaboroi se duhet të arrihet rregullim i organizimit të Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale, përforcim të statusit të inspektorëve dhe rritje të efikasitetit dhe azhurnimit në funksionimin e Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale.

Inspektorati, siç shpjegoi, do të marrë cilësinë e personit juridik, me llogari buxhetore personale dhe në mënyrë të pavarur do të zbatojë procedura për punësim.

Svetllana Mazgalloska-Vuçetiq theksoi se LSDM-ja është kundër ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij vendimi ligjor për shkak se, siç tha, bëhet fjalë për harmonizim me Këshillin inspektues.

Kundër jemi për shkak se, tha, nuk është në rregull që të ketë një subjekt të ri juridik i cili do të ketë gjashtë ose shtatë të punësuar të rinj, me paga relativisht të larta.

Deputetët e PDSH-së theksuan se janë kundër këtij Propozim-ligji për shkak se, sipas tyre, i merren kompetencat MInistrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe i jepen Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale. Sipas PDSH-së, ministri Hani duhet ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit shtetëror Vanço Shehtanski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *