Home / Lajme / Maqedoni / Filloi ndërtimi i zonës së lirë ekonomike në Tetovë

Filloi ndërtimi i zonës së lirë ekonomike në Tetovë

Koncesionari Normak Investment Group është i obliguar që të ndërton 40 për qind të zonës, ndërsa në katër vitet e ardhshme 60 përqindshin tjetër . Normak Investment Group do të menaxhojë me zonën për 96 vjet ndërsa në të do të investojë rreth 19 milion dollarë për infrastrukturën e brendshmë, terminal doganor dhe ndërtesën administrative.

Sot filloi ndërtimi i zonës së lirë ekonomike në Tetovë. Në gurthemelin e kësaj zone së lirë ekonomike ka marrë pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari Ali Ahmeti, ministri Valon Saraçini, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe shumë funksionar tjerë.
Për gjithsejtë 157 milion euro invenstim, Qeveria e dha në besim menaxhimin e zhvillimit teknologjik të zonës industriale të Tetovës në konsorcium të dy shteteve dhe tre kompani private norvegjeze , “Normak Investment Group”. Investitorët norvegjez me këto fonde kanë fituar koncesion mbi TIRZ Tetovë në 96 vitet e ardhshme . Sipas Byrosë , marrëveshja koncesionare midis qeverisë dhe Normak Investment Group u nënshkrua më 05 prill të këtij viti.
Zona teknologjike industriale në Tetovë do të menaxhohet sipas parimit të partneritetit publiko-privat ( PPP) . Detyrimi i zhvilluesit Normak Investment Group është për të tërhequr investitorët në zonën , dhe shteti – për të ndërtuar një autostradë shkëmbimi Tetovë – Shkup për lidhjen më të lehtë në zonën që tani po çon rruga rajonale Tetovë – Zhelinë . Dinamika e ndërtimit dhe operimin e zhvillimit teknologjik të zonës industriale do të varet në planin e biznesit të investitorit privat.
Zona e lirë ekonomike në rajonin e Tetovës, do të përfshijë hapësirë prej 94 hektarësh. Sipas parashikimeve ,faza e parë e planit do të ndërtoj prej 25 deri në 30 objekte industriale që do të punësojë rreth 7.000 persona. (INA)

09:15 – Në Zonën Teknologjike Industriale Zhvillimore në Tetovë sot do të vendoset gurthemeli i nisjes së projektit të parë investues.

Në këtë ceremoni të hapjes së kësaj zone industriale do të marrin pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, ministra të tjerë, deputetë, biznesmenë dhe qytetarë të Pollogut.

Zona ekonomike në këtë rajon është pjesë e projektit qeveritar për hapjen e zonave të lira ekonomike për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në zonën ekonomike në Tetovë tashmë disa kompani të huaja kanë paralajmëruar investimet e tyre.

Kompania Normak Investment Group fitoi tenderin për menaxhimin me Zonën zhvillimore teknologjike-industriale në Tetovë.

Koncesionari Normak Investment Group është i obliguar që të ndërton 40 për qind të zonës, ndërsa në katër vitet e ardhshme 60 përqindshin tjetër . Normak Investment Group do të menaxhojë me zonën për 96 vjet ndërsa në të do të investojë rreth 19 milion dollarë për infrastrukturën e brendshmë, terminal doganor dhe ndërtesën administrative.

“Konsorciumi Normak Investment Group është i përbërë nga katër shoqata afariste norvegjeze dhe një amerikane që merret me patundshmëri në sektorin industrial”, tha drejtori i Drejtorisë së zonave zhvillimore, Viktor Mizo, duke shtuar se koncesionari, si dhe qeveria janë të obliguar të bëjnë tërheqjen e investitorëve të huaj në këtë zonë industriale, e cila është zona e parë në vend që menaxhohet në bazë të partneritetit publiko-privat.(INA)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *