Home / Lajme / Maqedoni / Fushatë kundër diskriminimit të fëmijëve me diabet

Fushatë kundër diskriminimit të fëmijëve me diabet

5 nëntor-Drejtoresha e FSSH, Maja Parnaxhieva Zmejkova theksoi se diabeti merr hov gjithnjë e më të madh, ku numri i kësaj sëmundje në suaza botërore në dhjetë vitet e fundit është dyfishuar, ndërsa supozohet se në 20 vitet e ardhshme diabeti do të marrë përmasa të epidemisë së vërtetë.

Me rastin e Ditës botërore të diabetit 14 nëntori, shoqata për diabetë “Balans mk”, “Algria” dhe Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) e promovuan fushatën “Kundër diskriminimit të fëmijëve me diabet dhe parandalimi i diabetit”.

Cvete Serafimoski nga “Balans mk” në konferencën e sotme për shtyp me diabet dhe prindërit e tyre vazhdimisht përballen me probleme si paragjykime dhe stereotipe të pabaza të cilat dominojnë në këtë mjedis.

Drejtoresha e FSSH, Maja Parnaxhieva Zmejkova theksoi se diabeti merr hov gjithnjë e më të madh, ku numri i kësaj sëmundje në suaza botërore në dhjetë vitet e fundit është dyfishuar, ndërsa supozohet se në 20 vitet e ardhshme diabeti do të marrë përmasa të epidemisë së vërtetë.

Theksoi se si FSSH në fushatë kanë zbuluar projekt, i cili do të ndihmojë që të tejkalohet frika drejt dallimeve ose paragjykimeve dhe stereotipeve të panevojshme ose të pabaza ndaj personave me këtë gjendje.

Fëmija më i vogël me diabet të diagnostikuar tipi një në Maqedoni është më i vogël se 6 muaj, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë deri në 14 vjeç është rreth 2.500.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *