Home / Sport / Giggs, lojtari më i madh në Premier Ligë

Giggs, lojtari më i madh në Premier Ligë

Moyes ka shtuar se Giggs është i pabesueshëm. Moyes pohon se Giggs bën gjera të mëdha në stërvitje.

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes mendon se veterani Ryan Giggs, është lojtari më i madh në Premier Ligën angleze. Moyes këto komente i ka bërë në prag të ditëlindjes së 40-të të Giggsit. Elita angleze ka pasur dhe ka lojtarë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Roy Keane, Eric Cantona, David Beckham, Paul Scholes, Robin Van Persie dhe Wyane Rooney, ndërsa në mesin e më të mirëve është edhe Giggs, i cili në futbollin anglez ka debutuar 21 vjet më parë. “Premier League ka pasur disa lojtarë të shquar, por për shkak të moshës se tij dhe qëndrimit të tij të gjatë në një klub, ai qëndron në mesin e më të mirëve”, ka thënë Moyes. “Kjo ligë ka qenë e bekuar më lojtarë të shkëlqyer, por nëse bëhet një sondazh, unë do të jem i befasuar nëse Ryan nuk është krye të sondazhit”, tha tekniku skocez. Moyes ka shtuar se Giggs është i pabesueshëm. Moyes pohon se Giggs bën gjera të mëdha në stërvitje.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *