Home / Lajme / Maqedoni / Gjuhet me pistoletë zv/dësdrejtori i Agjencisë për Zbulim

Gjuhet me pistoletë zv/dësdrejtori i Agjencisë për Zbulim

09 Nentor…Siç mëson portali “plusinfo”, policia dyshon tek një person, që ka gjuajtur me pistoletë dhe momentalisht është duke punuar për ta kapur

Shkup, 9 nëntor – Policia është duke e kërkuar personin i cili dje vonë pasdite, nga një makinë në lëvizje, e ka gjuajtur makinën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Zbulim.

Siç mëson portali “plusinfo”, policia dyshon tek një person, që ka gjuajtur me pistoletë dhe momentalisht është duke punuar për ta kapur.

Incident i ka ndodhur dje pasdite vonë, në afërsi të varrezave në lagjen “Hasanbeg”.

Jozyrtarisht, merret vesh se, shkak për gjuajtjen me pistoletë ka qenë “përparsi kalimi” në trafik. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka ndonjë të lënduar, e as ndonjë dëm material në makinën e njeriut të dytë të Agjencisë së Zbulimit.

Pas këtij incidenti, personi i cili ka gjuajtur me pistoletë, ka ikur në drejtim të lagjes “Hasanbeg”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *