Home / Sport / Gjurovski trajneri i reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë

Gjurovski trajneri i reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Sipas marrëveshjes, Gjurovski për dy vite do të jetë trajner i ekipit.

Ish-futbollisti i njohur Boshko Gjurovski është zgjedhur për trajner të reprezentacionit të Maqedonisë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Sipas marrëveshjes, Gjurovski për dy vite do të jetë trajner i ekipit.

“Si Federatë besojmë në kualitete dhe shkathtësitë e tija dhe mendojmë se ai me karakterin e tij, profesionalizmin dhe para se gjithash me një përvojë të trajnerit profesionist do të rritë standardet në punë dhe se do të jetë seleksionues i cili në momentin e duhur do të beje dhe zgjedhjen më të mirë të futbollistëve dhe do të paraqesë taktikën më të mirë ndaj kundërshtarëve”, thuhet mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga FFM.
Promovimi zyrtar u Boshko Gjurovskit si seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë do të ndodhë me 12 dhjetor të vitit 2013.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *