Home / Lajme / Rajon / Gjykata serbe për krime të luftës liron “Grupin e Gjilanit (VIDEO)

Gjykata serbe për krime të luftës liron “Grupin e Gjilanit (VIDEO)

14 nëntor – Prokuroria i akuzonte për krime monstruoze, përderisa asnjë dëshmitar nuk doli të kishte të drejtë.Pas më se pesë vjetësh, me vendim të Gjykatës serbe për Krime Lufte janë liruar nga aktakuza e më tejme Agush Memishi i dënuar me 12 vite burgim, Samet Hajdari me 15 vjet, Nazif Hasani me 13, Ahmet Hasani me 13, Burim Fazli me 12, Selimon Sadiku me 12, Faton Hajdari me 10, Ferat Hajdari me 8, Kamber Sahiti me 8, Sadik Aliu me 8 dhe Shefket Musliu me 5 vjet heqje lirie.

Në Preshevë mbrëmë u organizua në pritje madhështore për të liruarit shqiptarë nga burgjet serbe, të cilët ishin pjesë e procesit të montuar “Grupi i Gjilanit”.Qindra qytetarë, familjarë, ish-pjesëtarë të UÇPMB-së dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në mënyrë madhështore priten djemtë e liruar që u shpallën të pafajshëm, pas pesë viteve të vuajtjeve në burgjet serbe.Në Preshevë para mesnate kur filloi edhe festa mbërritën Agush Memishi, Ferat Hajdari dhe Faton Hajdari.”Pjesëtarët e të ashtuquajturit “Grup i Gjilanit”, të cilët më 26 dhjetor 2008 u arrestuan nga xhandarmëria serbe me urdhër të Prokurorisë serbe për krime të luftës, janë liruar sot pas më se pesë vjetëve nga aktakuza e cila i rëndonte ata për krime gjoja të kryera në rrethin e Gjilanit, në verën e vitit 1999, ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve.Procesi i stërzgjatur me një mori dëshmitarësh të mbrojtur ka përfunduar sot me lirimin e grupit të fundit të mbetur në burg, meqë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të këtij grupi të akuzuar, në mungesë faktesh, ishin liruar më herët.Gjykata serbe për Krime Lufte kishte dënuar këtë grup prej 11 vetave, shumica prej tyre ish-pjesëtar të UÇK-së dhe UÇPMB-së me gjithsejtë 116 vjet heqje lirie, duke akuzuar të njëjtit se kishin vrarë 47 civilë serbë e joshqiptarë, ndërsa 37 qytetarë sipas Gjykatës për Krime Lufte udhëhiqeshin si të zhdukur. Prokuroria i akuzonte për krime monstruoze, përderisa asnjë dëshmitar nuk doli të kishte të drejtë.Pas më se pesë vjetësh, me vendim të Gjykatës serbe për Krime Lufte janë liruar nga aktakuza e më tejme Agush Memishi i dënuar me 12 vite burgim, Samet Hajdari me 15 vjet, Nazif Hasani me 13, Ahmet Hasani me 13, Burim Fazli me 12, Selimon Sadiku me 12, Faton Hajdari me 10, Ferat Hajdari me 8, Kamber Sahiti me 8, Sadik Aliu me 8 dhe Shefket Musliu me 5 vjet heqje lirie.Ndërkaq, në shtator të 2012 ishin liruar nga aktakuza edhe Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu, i cili në maj të 2012 ishte ekstraduar nga Zvicra në Beograd.Lirimi i të akuzuarve ka gëzuar jo vetëm familjarët e të burgosurve por të gjithë shqiptarët e Luginës dhe viseve tjera.INA

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *