Home / Lajme / Maqedoni / Gostivari i gatshëm pë dimrit (VIDEO)

Gostivari i gatshëm pë dimrit (VIDEO)

Gostivar, 14 nëntor – Nga ana tjetër edhe kryetari I komunës së Gostivarit Nevzat Bejta premton se qytetarët nuk do të kenë probleme gjatë dimrit lidhur me pastrimin e rrugëve. Poashtu në mirëmbajtjen e rrugëve do të kycet edhe një automjet I ndërmarrjes publike komunale e cila ishte blerë në pranverë.

Pushteti lokal në Gostivar ka rrumbullaksuar përgatitjet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në territorin e kësaj komune. Borën do ta pastrojë një firmë me disa nën operatorë tjerë.

Sipas informatave nga pushteti local në Gostivar kompania e zgjedhur Magnum Trans ka dhënë ofertën më të volitshme në tenderin për mirëmbajtjen dimërore, raporton Tv KOHA

Remzi Mustafi nga kompania Magnum Trans thotë se kompania është tërësisht e ekipuar në mënyrë kategorike dhe disponon me tërë makinerinë e nevojshme.

Nga ana tjetër edhe kryetari I komunës së Gostivarit Nevzat Bejta premton se qytetarët nuk do të kenë probleme gjatë dimrit lidhur me pastrimin e rrugëve. Poashtu në mirëmbajtjen e rrugëve do të kycet edhe një automjet I ndërmarrjes publike komunale e cila ishte blerë në pranverë, transmeton Tv KOHA

Për mirëmbajtjen dimërore komuna e Gostivarit ka paraparë një buxhet prej 100 mijë euro, ndërsa pagesa do të kryhet në bazë të punëve të bëra në teren, njofton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *